Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Specialist i Administrimit të Përgjithshëm

Institucioni

Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës

RN00009629

Kodi

RPC0003358

Data e njoftimit

28.07.2022

Afati për aplikim

18.08.2022 - 25.08.2022

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Ndihmon në punët teknike dhe administrative në zyrën e drejtorit, stafin profesionale dhe drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/ administrative;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare,
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga drejtuesi, stafi dhe / ose publiku në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat jenë zakonisht të komplikuara dhe / ose të paparapara, përdor gjykimin për të marrë vendime/ dhën udhëzime;
  • Kryen detyra tjera specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/ teknike;
  • Aftësi për të punuar me vetiniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Aftësi në përdorimin e veglave të punës siç janë: Word, Excel,

 

  1. Pozitat aktualisht të lira

Kodi

Nr. i

Titulli i pozitës

Klasa e pozitës

Koeficienti

Institucioni

Organizata /

 

Referencës

Vendi i punës

 

 

 

 

 

Asistent

 

 

 

Sektori i

 

RPC0003065

RN00009323

Profesional 4

5

Komuna Prishtinë

Planifikimit

 

Administrativ 3

Srategjik /

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtine

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikate qe nuk eshte ner hetime
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji nr. 06/L-114 për zyrtar publik dhe

Ligjet nga Drejtoria përkatëse

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 2,161
Kategoria Administratë
Skadon 25/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management