Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Emri i grupit

Specialistë të Punëve Sociale

Institucioni

Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës

RN00009631

Kodi

RPC0003360

Data e njoftimit

28.07.2022

Afati për aplikim

18.08.2022 - 25.08.2022

 

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Ofrimi i shërbimeve psikologjike për klientët e QPS-së, përdoruesit e rinj dhe ekzistues të shërbimeve në lidhje me shërbimet e tanishme në dispozicion të tyre
  • për të vlerësuar nevojat psikologjike dhe aftësitë e shfrytëzuesve të shërbimeve të reja dhe ekzistuese
  • për të siguruar se fshehtësia e përdoruesve të shërbimit që janë në rrezik mbetet një prioritet
  • për të ndihmuar përdoruesit e shërbimit psikologjik në qasjen e shërbimeve të saktë dhe të avokojnë në emër të tij
  • për të bashkëpunuar plotësisht me kolegët në kuadër të Qendrës për Punë Sociale në ofrimin e shërbimeve sociale dhe psikologjike
  • të ndërlidhet dhe të bashkëpunoj me agjencitë e tjera (shëndetësi, arsim, OJQ-të, Polici) në ofrimin e shërbimeve më të përshtatshme psikologjike
  • për të ofruar shërbime në përputhje me standardet e pranuara minimale të ofrimit të shërbimeve
  • të shqyrtoj dhe vlerësoj rregullisht efikasitetin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit e shërbimit
  • të zhvilloj një plan personal për ofrimin e shërbimit për secilin klient
  • të marr pjesë në takimet mujore të ekipit që lidhen me çështjet organizative ose menaxheriale
  • të marrë pjesë në takime mujore me Udhëheqësin e Ekipit profesional apo mbikëqyrësin e emëruar për shqyrtimin e rasteve me kujdes të veçantë
  • Çështjet specifike të vështirësisë me shfrytëzuesit e shërbimeve o çështjet operacionale që lidhen me ofrimin e këtyre shërbimeve
  • ndonjë çështje të performancës të punës në lidhje me përdoruesit e shërbimeve individual apo çështje organizative

-Detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe drejtorit të QPS

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Te jete i licencuar nga Ministria e Shendetesise, Diplom - Psikologji e pergjithshme, Psikologji klinike
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri profesionale specifike në fushën e shërbimeve psikologjike, sociale dhe familjare te punës te fituara përmes arsimimit dhe trajnimeve;
  • Aftësi për te kuptuar dhe zbatuar praktika operative për te përmirësuar efikasitetin;
  • Aftësi për të punuar me vet iniciativë ne kuadër të planeve dhe proceduarve të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshire aftësi për të dhënë udhëzime;
  • Njohuri në përdorimin e sistemeve të bazës së të dhënave të shërbimeve sociale profesionale
  1. Pozitat aktualisht të lira

Kodi

Nr. i

Titulli i pozitës

Klasa e pozitës

Koeficienti

Institucioni

Organizata /

 

Referencës

Vendi i punës

 

 

 

 

 

Zyrtar për

 

 

 

Sektori i

 

 

 

 

 

 

Mirëqenies

 

RPC0003022

RN00009279

Çështje

Profesional 2

7

Komuna Prishtinë

Sociale /

 

 

 

Psikologjike

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtine

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

Data: 28.07.2022

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
  • Njohuri të gjëra në fushën psikologjike, testeve të ndryshme psikologjike
  • Njohuri të gjera të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon departamenti i shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Aftësi organizative për të menaxhuar rastet të cilat menaxhohen në QPS
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar klientët dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të njësisë.

Ligji nr. 06/L-114 për zyrtar publik dhe

Ligjet nga Drejtoria përkatëse

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 1,319
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 25/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management