1
PREMIUM PLUS

Zyrtar Ligjor

Ruaj
Nondisclosed Client
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës si dhe rregulloreve të brendshme të punës të Klientit tonë (Organizatë Joqeveritare me mision në Kosovë), shpallim këtë:

K O N K U R S

Pozita: Zyrtar Ligjor i rregulltë;
Mosha adekuate: 20-30 vjeçar/e;
Puna provuese: Gjashtë (6) muaj me pagesë;
Vendi i punës: Prishtinë;
Orari i Punës: 8 orë në ditë, respektivisht 40 orë në javë;
Punëdhënësi: Organizatë Joqveritare; 
Raporton: Udhëheqësit të Zyrës Ligjore;

Qëllimi i vendit të punës:

Ndërmerrë të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve në Zyrës Ligjore duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve normative dhe akteve te tjera juridike, dhënien e këshillave juridike dhe çdo punë tjetër që kërkohet nga Punëdhënësi;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Harton akte normative dhe aktet tjera juridike nga veprimtaria e Punëdhënësit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi dhe sipas kontratës së punës;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë organizative të Punëdhënësit që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Ndihmon në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Punëdhënësit përmes dhënies së mendimeve profesionale dhe keshillave juridike;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e akteve normative të jetë sa më e saktë;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.;

Njohuritë,shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga fusha ligjore;
  • Njohuri e gjuhës angleze e preferueshme;
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word,Exel,Power Point etj);
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, hartim të akteve ligjore dhe shkresave tjera të nevojshme;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

Diplomë universitare, Fakulteti Juridik.

Përvoja e Punës:

2 vite përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në KosovaJob duke filluar nga data 17.08.2022 deri me datë 06.09.2022 si datë e mbylljes së konkursit.

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 06/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet