Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Zyrtar për Marketing

Nondisclosed Client
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës si dhe rregulloreve të brendshme të punës të Klientit tonë (Organizatë Joqeveritare me mision në Kosovë), shpallim këtë:

K O N K U R S

Pozita: Zyrtar për Marketing i rregulltë;
Puna provuese: Gjashtë (6) muaj me pagesë;
Vendi i punës: Prishtinë;
Orari i Punës: 8 orë në ditë, respektivisht 40 orë në javë;
Punëdhënësi: Organizatë Joqveritare; 
Raporton: Menaxherit të Marketingut;
Qëllimi i vendit të punës:

Punëdhënësi (OJQ) po kërkon një person ambicioz dhe të motivuar për ta zhvilluar strategjinë tonë të marketingut dhe për ta krijuar një rrjetë të klientëve dhe sponsorëve të mundshëm për të na ndihmuar që ta zgjerojmë tutje praninë tonë online dhe offline.

Kjo është mundësi ideale për dikë që dëshiron t’i sjell sjellë aftësitë, idetë dhe energjinë e marketingut në një Organizatë si e jona. Në këtë pozitë do të punohet për së afërmi me të gjitha departamentet e një organizate që po rritet dita-ditës, prandaj, teksa kryen detyra tjera, duhet të jesh gati ta përvetësosh informacionin në mënyrë të saktë dhe efikase.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Angazhimin në përmirësimin dhe krijimin e planit strategjik të marketingut dhe shitjeve të organizatës, përfshirë këtu, por pa u kufizuar në: reklamat në internet, shitjen e revistave të shtypura, dhënien me qira të hapësirave tona, sponsorizimet, etj.
  • Mmbikëqyrja e uebfaqes së Punëdhësit dhe platformave të mediave sociale përmes reklamave tradicionale dhe mundësive të tjera në internet (online).
  • Identifikimin e burimeve të reja të mbështetjes financiare nga individët dhe bizneset private, duke përfshirë kontaktimin e reklamuesve të mundshëm, mbledhjen dhe shqyrtimin e ofertave, lidhjen e kontratave, etj.
  • Mbajtjen e të dhënave të shitjeve, mirëmbajtjen e inventarit të materialeve promovuese, planifikimet e takimeve dhe ngjarjeve për shitje, mirëmbajtjen e databazave dhe përgatitjen e raporteve.
  • Përgatitjen e planeve strategjike të marketingut, duke përfshirë objektivat dhe treguesit kryesorë të performancës së Organizatës;

Njohuritë,shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga fusha e marketingut;
  • Njohuri e gjuhës angleze;
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word,Exel,Power Point etj);
  • Të paktën dy vite përvojë pune në marketing dhe shitje;
  • Aftësi të mira të punës ekipore;
  • Diploma në Marketing apo fushat tjera të ngjashme është përparësi.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

Diplomë universitare, Drejtimi Marketing.

Përvoja e Punës:

2 vite përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në KosovaJob duke filluar nga data 17.08.2022 deri me datë 06.09.2022 si datë e mbylljes së konkursit.

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Shikime 4,194
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 06/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management