Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Specialist i Zgjidhjeve të Biznesit për Kartela për Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Perecptimi, përcaktimi i nevojave të biznesit ose problemeve të biznesit dhe rekomandimi i zgjidhjeve që shtojnë vlera për palët e interesit
  • Të vepruarit si ndërlidhës në mes të ekipeve të zhvillimit të softuerit dhe njësive të biznesit
  • Dokumentimi i nevojave të projektit duke përdorur mjete dhe teknika të ndryshme të analizës së biznesit
  • Marrja e kërkesave të biznesit nga njësitë e biznesit duke bashkëpunuar ngushtë me ta dhe interpretimi i tyre në produkte të tilla si rastet e përdorimit, historitë e përdoruesve, proceset e rrjedhës së punës dhe diagramet
  • Përcaktimi i rasteve të testimit, kryerja e testeve të pranimit të përdoruesve dhe plotësimi i kërkesave të tranzicionit për projektet e zhvillimit të softuerit

Kualifikimet e kërkuara:

  • I / e diplomuar në degët e universiteteve për Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinieri Softuerësh, Inxhinieri Industriale, Inxhinieri Matematikore, Fizikë ose Menaxhim të Sistemeve të Informacionit.
  • Të paktën 3 vite përvojë në analizë, mundësisht në procese bankare POS (Pikat e Shitjes) dhe ATM (bankomat) (Preferohet të ketë përvojë në Aplikacionin e Sistemeve të Kartelave BANKSOFT)
  • Njohuri dhe përvojë në proceset e ATM, POS, debit kartelë dhe proceset e anëtarit në vendin e punës
  • I / e gatshme për të zbatuar teknologji të reja duke ndjekur nga afër zhvillimet në fushën e sistemeve të pagesave
  • Njohuri të çështjeve të bazës së të dhënave SQL Server
  • Aftësi në proceset SDLC (Analiza e kërkesave, analiza e sistemit, rasti i përdorimit, testi etj.)
  • Aftësi të larta të raportimit, dokumentimi dhe të komunikimit me shkrim dhe verbal, duke përfshirë aftësitë teknike të shkrimit
  • Aftësi për të menduar dhe analizuar në mënyrë analitike
  • Monitorim të qëndrueshëm të i biznesit
  • I / e hapur ndaj vetë-përmirësimit
  • Aftësi të komunikimit efektiv
  • I/ e prirur për punën në grup
  • Aftësi të mira të njohjes së gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 19.08.2022. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Shikime 352
Kategoria Banka
Skadon 19/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management