Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspertë të jashtëm profesional të prokurimit dhe Ekspertë Teknik

Organi Shqyrtues i Prokurimit
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Organi Shqyrtues i Prokurimit në pajtim me nenin 107 të Ligjit Për Prokurimin Publik të  Republikës së Kosovës Nr. 04/L-042, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-237, i  plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-068, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L 092, si dhe në pajtim me nenin 17 pika 13 të Rregullores së Punës, Organi Shqyrtues i Prokurimit, me datën: 10.08.2022, shpallë këtë:

K O N K U R S 
PËR EKSPERTË TË JASHTËM PROFESIONAL TË PROKURIMIT DHE  EKSPERTË TEKNIK

Përmes së cilit i njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar se Organi Shqyrtues i  Prokurimit në pajtim me nenin 25 pika 3 të Rregullores Nr.01/2020 të Punës së Organit  Shqyrtues të Prokurimit, me qëllim të mbrojtjes së interesave të Autoriteteve Kontraktuese dhe  operatorëve ekonomik do të përpilojë dhe mbajë regjistrin e Ekspertëve Profesional të  Prokurimit dhe Ekspertëve të Jashtëm Teknik, të kualifikuar për shqyrtimin e ankesave të  Operatorëve Ekonomik, të cilët do të angazhohen (ad hoc) sipas rasteve për shqyrtimin e ankesave dhe zbatimit të aktiviteteve të Prokurimit, konform kushteve të përcaktuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. 

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që brenda afatit të caktuar në shpallje të paraqiten  me dokumentacionin përkatës në Organin Shqyrtues të Prokurimit. 

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për Ekspertë Profesional të Prokurimit janë: 

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  2. Të ketë zotësi të plot të veprimit
  3. Diplomë universitare te Fakultetit Juridik dhe Ekonomik
  4. Të ketë së paku 5 vite përvojë pune pas diplomimit;
  5. Të jenë të paanshëm në vendosje, me ngritje të lartë profesionale dhe të kenë njohuri  lidhur me zbatimin e aktiviteteve të prokurimit;
  6. Mos të kenë konflikt të interesit (sipas nenit 11 të Rregullores Nr. 01/2020 të Punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit).

Kandidatët duhet t’i bashkëngjisin aplikacionit këto dokumente:

  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomën e fakultetit të kryer;
  • Vërtetimin mbi përvojën e punës pas diplomimit;
  • Vërtetimin për punën që kryen aktualisht; 
  • Çertifikatën nga evidence penale, e lëshuar nga gjykata; dhe 
  • Kopjen e letërnjoftimit. 

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për Ekspert të Jashtëm Teknik janë: 

1. Të kenë të kryer Fakultetin e lëmive si në vijim: 

  • Inxhinier të Ndërtimtarisë, Hidro, Konstruksion;
  • Inxhinier të Arkitekturës;
  • Inxhinier të Makinerisë;
  • Inxhinier të Bujqësisë, Veterinarisë, Agrobiznes;
  • Inxhinier të Gjeodezisë;
  • Inxhinier të Xehetarisë;
  • Inxhinier të Elektroteknikes;
  • Inxhinier të Komunikacionit;
  • Inxhinier të Teknologjisë Informative;
  • Kimist/e;
  • Farmacist/e; Biolog/e. 

2. E preferueshme është qe kandidatët të kenë pesë (5) vite përvojë pune profesionale pas  diplomimit; 

3. Të jenë të paanshëm në vendosje, me ngritje të lartë profesionale dhe të kenë njohuri lidhur  me zbatimin e aktiviteteve të prokurimit; 

4. Mos të kenë konflikt të interesit (sipas nenit 11 të Rregullores Nr. 01/2020 të Punës së Organit  Shqyrtues të Prokurimit). 

Kandidatët duhet t’i bashkëngjisin aplikacionit këto dokumente:

  • Çertifikatën e lindjes;
  • Diplomën e fakultetit të kryer;
  • Vërtetimin mbi përvojën e punës pas diplomimit;
  • Vërtetimin për punën që kryen aktualisht; 
  • Çertifikatën nga evidence penale, e lëshuar nga gjykata; dhe 
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Dokumentet dorëzohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit / Zyra e Personelit ( Adresa : Rruga  “Migjeni” ish-Ndërtesa e Bankës se Lublanës, Kati i V-të, Prishtinë) ose përmes e-mailit : arta.S.berisha@rks-gov.net

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bëre ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse  arrin brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati nuk do të shqyrtohen fare. 

Për informata shtesë mund të kontaktoni me Zyrën e Personelit në numrin e telefonit:  038/212-360 prej orës 08:00 – 16:00. 

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në faqen e OSHP-së, prej  datës: 10.08.2022 deri më datën: 24.08.2022 në ora 16:00. 

Pas përfundimit të përpilimit të listës së Ekspertëve Profesional të Prokurimit dhe  Ekspertëve të Jashtëm Teknik, Organi Shqyrtues i Prokurimit, do të informojë me shkrim të  gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar për “Ekspert Profesional të Prokurimit në OSHP dhe për Ekspert të Jashtëm Teknik ”. 

Aplikacioni per Ekspert Profesional të Prokurimit dhe Ekspert Teknik 2022

 

Shikime 1,728
Kategoria Inxhinieri
Skadon 24/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management