Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Save the Children kanë nënshkruar marrëveshjen mbi nën-dhënien e kontratave, bazuar në projektin "Drejt vetë-qëndrueshmërisë dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse sociale" të zbatuar në Graçanicë

Roli kryesor i projektit është:

Kontributi në integrimin më të mirë social të 37 familjeve të cenueshme dhe 110 fëmijëve dhe të rinjëve të pambrojtur, duke ofruar shërbime psiko-sociale dhe duke përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet gjithëpërfshirëse dhe mbrojtjen sociale në komunën e Graçanicës

  • Sigurimi i mbështetjes psikosociale për të fuqizuar prindërit dhe aftësitë e familjes në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja gjithëpërfshirëse duke u përgjigjur nevojave të fëmijëve
  • Ndërtimi i aftësive personale dhe sociale tek fëmijet dhe të rinjët për të përballuar sfidat jetësore
  • Përmirësimi i qasjes në shërbimet sociale përmes bashkëpunimit me akterët lokalë

Me këtë rast ftojmë ofertuesit e specializuar dhe të interesuar për furnizim me ushqim dhe pije në përputhje me specifikacionin e mëposhtëm:

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit / NUI
  2. Çmimet e listuara në euro pa TVSH
  3. Oferta financiare e ndarë me çmimet për njësi
  4. Oferta financiare e nënshkruar dhe vulosur ose me logon zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës do të jenë si më poshtë:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
  2. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë

Lokacioni i ofertuesit duhet të jetë në Gracanicë ose rrethinë

Ju lutemi keni parasyshë se organizata jonë është e liruar nga TVSH kështu që çmimet e ofruara duhet të jenë pa TVSH

Vlefshmëria së ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga dita e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë vërtetimin tatimor.

Ofertat së bashku me dokumentet shtesë mund t‘i dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri

me datën: 18.08.2022

Serbian language

 

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management