Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Auditor i Brendshëm
• Departamenti i Auditimit të Brendshëm (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :

• Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me Statutin e Bankës si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
• Asiston në hartimin e strategjisë, planit dhe programit të Auditimit të Brendshëm i cili duhet të jetë i pranueshëm nga Komiteti i Auditimit;
• Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të Bankës;
• Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
• Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e procedurave adekuate të kontrolleve të brendshme dhe të kontabilitetit duke i përfshirë edhe rregulloret dhe rregullat e BQK-së;
• Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar më parë;
• Kryen kontrolla të veçanta të aktiviteteve të degëve, departamenteve dhe njësive të Bankës;
• Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë së Bankës më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
• Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të degës, departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
• Përpilon raporte të shkruara dhe ia paraqet për aprovim udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre te përgjegjësit e degëve, departamenteve apo njësive të audituara;
• Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm;
• Mirëmbajtjen e dokumenteve të punës konform standardeve të përcaktuara nga banka,
• Kryen detyrat duke respektuar Standardet Ndërkombëtare për praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
• Për punët e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit;
• Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi i Departamentit.

Kualifikimet 

• Diplome Bachelor (Master është avantazhë) në Kontabilitet, financa apo të ngjajshme;
• Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
• Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
• Posedimi i Certifikimit Teknik i Kontabilitetit (apo të jetë në proces të Certifikimit në ndonjërin nga Institucionet e licensuara është përparësi;
• Njohuri të gjuhës angleze;
• Njohuri të shkëlqyrea në MS Office (Word, Excel, Outlook).

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
Afati i aplikimit është deri më datë 25 Gusht 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Shikime 2,466
Kategoria Banka
Skadon 25/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management