Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESË PËR APLIKIM

Programi:            Shkollim, Aftësim dhe Punësim në Gjermani

Profesioni:         Të ndryshme: Elektricistë, Ndërtimtari, Vozitës Kamioni, Përpunues i mishit,  Ndërtues i rrugëve dhe Depoist

Gjenerata:          II - 2022/2023, Projekti 222

APPK Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe
BBQ- Bildung und Berufliche Qualifizierung nga Gjermania,
kanë arritur marrëveshjen për përzgjedhjen e 21 të rinjve Kosovar të cilëve u ofrohet një program i Shkollimit dhe Aftësimit Profesional trevjeçar (Ausbildung), duke vazhduar me punësim të menjëhershëm dhe të përhershëm, për disa profesione si në vijim:

APPK fton të interesuarit për APLIKIM sipas kushteve në vijim:

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar Shkollimin e Mesëm në njërën prej profesioneve/profileve të cekura në tabelën më lartë;
  • Jeni të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Kosovë, për rreth 7 muaj. Njohja paraprake e gjuhës Gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në Program.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional trevjeçar në Gjermani, për njërën prej profesioneve të lartcekura, të cilin mund ta zgjidhni në formularin e aplikimit.

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vazhduar programin Shkollimin dhe Aftësimin Profesional në Gjermani.
  • Vijim i programit të Shkollimit dhe Aftësimit profesional, pa asnjë shpenzim financiar, të gjitha mbulohen nga programi.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut  https://forms.gle/eSW1SnHqocmzMwYz7 më së largu deri me 21.08.2022.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com  ose në tel. +38344507628,

E mirëpresim aplikimin Tuaj

APPK

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management