Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Kryeshef Ekzekutiv (KE)

KRU "Hidromarava" - Gjilan
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”-sh.a.- Gjilan, në mbështetje të Nenit 21, lidhur me Nenin 17. të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike , Nenit 13.  i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 ,  Ligjin nr.05/L-009 për Ndërmarrjet Publike, dhe Nenit 20.pikat  20.3. dhe 20.4. të Statutit të KRU “Hidromorava”-sh.a. , vendosi të shpallë këtë:

                                                      KONKURS  PUBLIK

Për plotësimin e  pozitës :

  • Titulli i pozitës : Kryeshef Ekzekutiv (KE)
  • Nr. i ekzekutuesve: 1
  • Kohëzgjatja e Kontratës punuese: 3 vite, me mundësi vazhdimi
  • Vendi i punës: Gjilan
  • Orari i plotë : 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv (KE)

-Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Ndërmarrjes dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon me stafin;

-Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me Ndërmarrjen, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të Ndërmarrjes;

-Harton planin e biznesit, planet e punës dhe raportet e Ndërmarrjes;

-Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;

-Menaxhon ndërmarjen dhe udhëheq politikat e saj programore, financiare dhë të punësimit;

-Zbaton zhvillimet strategjike të Kompanisë për arritjen e misionit dhe vizionit të Kompanisë;

-Është përgjegjës për shërbimet që i ofron Kompania dhe mbikëqyrë kualitetin e shërbimeve.

-Propozon buxhetin vjetor për aprovim te Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të Kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;

-Menaxhon politikat dhe zbaton vendimet e Bordit të Drejtorëve në pajtim me legjislacionin në fuqi;

-Është përgjegjës për arritjen e caqeve të Kompanisë sipas Planit të Biznesit;

-Bën vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndërmerr masa të nevojshme që ato të jenë funksionale për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes;

-Përfaqëson Ndërmarrjen të palët e treta sipas detyrës zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve;

-Kryen edhe çdo detyrë  tjetër që i caktohet me ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.

Kualifikimi dhe përshtatshmëria profesionale

Kandidatët potencial duhet ë jenë persona me integritet të lartë, të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (e),(f),(j),(k), (l)   të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Kualifikimet dhe aftësitë :

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, juridik ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë biznesore të NP ;
  • Kandidati/ja duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune menaxheriale;
  • Njohuri të avancuara në fushëveprimin e ndërmarrjeve publike;
  • Aftësi për udhëheqje dhe arritjen e objektivave të ndërmarrjes;
  • Të ketë aftësi në menaxhim të projekteve dhe raportim;
  • Aftësi organizative dhe komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Kontabilist publik i licencuar nga ndonjë shoqatë kombëtaare ose ndërkombëtare e kontabilitetit konsiderohet përparësi;
  • Njohuri në kontabilitet, auditim, prokurim etj. janë  të preferuara;

Dokumentet e kërkuara:

  • Kopja e diplomës universitare;
  • CV-në ;
  • Letrën  përcjellëse – motivuese;
  • Çertifikatën (dëshminë) se nuk është nën hetime;
  • Dëshmitë e përvojës së punës menaxheriale;
  • Pasqyren e kontributit pensional (nga Trusti);
  • Dy referenca nga punëdhënësit paraprak;
  • Deklaratën nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2. të Ligjit të NP;
  • Shtetas i Kosovës ( kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit);

Dokumentet dorëzohen në postën elektronike: rekrutimi.hidromorava@yahoo.com

Afati i aplikimit është 30 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit në gazetë ditore, në tabelën e shpalljeve publike të Kompanisë dhe atë nga data 03.08.2022 deri me datë 01.09.2022, ora 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nuk kthehen.

 

Shikime 3,410
Kategoria Menaxhment
Skadon 01/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management