Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Asistent/e Ekzekutiv/e

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs
për Asistent/e Ekzekutiv/e për Drejtoreshën e OEGJK-së
(orar i plotë/ 40 orë në javë)
Fillimi i punës: 1.10.2022

KUSH JEMI NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson 175 kompani anëtarë, të cilat në total punësojnë mbi 25 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjërë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënësë OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.

ÇFARË KËRKOJMË NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është në kërkim të një asistent/e ekzekutiv/e, personi duhet të ketë shkathtësi të larta organizative, të jetë dinamik dhe fleksibil.

Ju do të jeni përgjegjës/e që jeta e drejtoreshës sonë të jetë e organizuar mirë. Kjo do të thotë të marrësh dhe të bësh telefonata në emër të saj, t'i përgjigjesh emaileve për të, të ndihmosh në caktimin e takimeve me logjistikën e udhëtimit dhe kryerjen e detyrave sipas nevojës, por edhe të presësh dhe përcjellësh palët që vijnë në takime. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndihmosh të kryesh punë logjistike për të, por edhe të përfshihesh në hulumtime të informacioneve për prezantimet e saj në powerpoint ose të ndihmosh në përgatitjen e fjalimeve dhe artikujve të saj.

Çfarë do të bëni çdo ditë:

  • Leximi i lajmeve dhe përmbledhja e informacionit
  • Hulumtim i informacioneve dhe përgatitja e pikave për fjalime
  • Përgatitja e informacioneve dhe materialeve para takimeve
  • Kontakt me kompani anëtare, me partnerë dhe donatorë
  • Mirëmbajtja e kalendarit të drejtoreshës, dhe orzanizimi i ditës, duke përfshirë logjistikën
  • Organizimi i logjistikës së udhëtimit: rezervimi i hoteleve, fluturimeve dhe transportit
  • Shkrimi dhe përgjigja e emailave, në emër të drejtoreshës
  • Koordinimi me anëtarët tjerë të ekipit, rreth eventeve dhe konferencave
  • Marrja e shënimeve gjatë mbledhjeve të bordit, asistim në përgatitje dhe follow up të mbledhjeve të bordit
  • Marrja e shënimeve dhe follow up me kompani anëtare, gjatë takimeve konsultative
  • Pritja dhe përcjellja e palëve që vijnë në takime
  • Detyra tjera administrative

Çfarë të bën ty një super kandidat/e?

  • Je besnik/e, i/e përkushtuar dhe serioz/e në përmbushjen e angazhimeve
  • Je proaktiv/e
  • Je komunikues/e shumë i/e fortë. Ti do të përpilosh emaila, të bësh telefonata dhe të hartosh fjalime në emër të drejtoreshës sonë
  • Je fleksibil/e dhe dinamik/e
  • Mund të punosh nën presion kohor
  • Flet dhe shkruan bukur shqip dhe anglisht, gjuha gjermane është përparësi

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër të Prishtinës
  • Sigurim shëndetësor për ty dhe familjen tënde
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:

  • Ne jemi një punëdhënës që vlerëson lojalitetin, kolegjialitetin dhe punën në ekip.
  • Ne jemi një organizatë agile, me kulturë të hapur për feedback. Rezultatin e punës e masim kundrejt vlerave që kemi në organizatë, e ato janë: integriteti, mirësjellja, përgjegjësia dhe sinqeriteti.
  • Ne jemi organizatë dinamike që i përshtatet kërkesave dhe nevojave të anëtarëve.
  • Tek ne çdo punonjës vepron në mënyrë të pavarur.
  • Ne i mirëpresim idetë e reja dhe i zhvillojmë ato më tutje.
  • Ekipet tona janë ndërdisiplinore, rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm për ne.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një letër motivuese në Gjuhen Angleze bashkë me CV përmes emailit në administration@oegjk.org deri më 26.08.2022.

Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-n për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni!

Shikime 5,074
Kategoria Administratë
Skadon 26/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management