Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen Nenit 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrje Publike( Ligji  Nr. 03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin nr. 05/L-009 për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve dhe Komisioni i Auditimit të KRU “Mitrovica”Sh.A., me seli në Mitrovicë-Suhodoll, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.07.2022, vendosi të shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

Titulli i punës : Zyrtar Kryesor Financiar

Vendi:Mitrovicë-Suhodoll

Ndërmarrja: Kompania Rajonale Ujësjellësi,, Mitrovica,, Sh.A.

I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU”Mitrovica”Sh. A, Mitrovicë

Mandati: 3 vite- me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (k) dhe (l) dhe  kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë diplomë universitare Master të Fakultetit Ekonomik ose ekuivalente dhe përvojë të konsiderueshme nga fusha e financave dhe/ose kontabilitet.
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë punë në menaxhim të dëshmuar në financa dhe/ose kontabilitet;
  • Të ketë integritet të lartë moral e profesional,
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim,
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi,
  • Të mos jetë i dënuar ose nën hetime,
  • Njohurit në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit( SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), sipas udhëzimeve të Federatës ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) do të jenë përparësi;

Funksioni dhe përgjegjësitë kryesore të Zyrtarit Kryesor Financiar  të përcaktuara me Statutin e kompanisë:

Zyrtari Kryesor Financiar i Shoqërisë (“ZKF”) do të menaxhoj, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e KE, çështjet financiare të Shoqërisë, varësisht prej kufizimeve të vëna nga Këshilli i Drejtorëve- do të ketë autoritetin e lidhjes së të gjitha kontratave financiare për Shoqërinë, dhe do të jetë përgjegjës që:

Të mirëmbajë llogaritë e Shoqërisë të azhurnuara dhe të sakta;

Të themeloj dhe udhëheq të gjitha kontrollet e brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e  parave të gatshme, dhe pasuritë themelore. Të monitoroj llogaritë e pagueshme dhe të koordinojë pagesën e faturave dhe blerjet speciale. Të rishikojë shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Shoqërisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;

Të përgatisë të dhënët e Shoqërisë për auditim në fund të vitit;

Të rishikoj, të arrij marrëveshje për prokurime dhe mirëmbajtje të të gjitha bizneseve të ndërlidhura me politikat e sigurimit;

Të koordinojë funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve dhe pajisjeve, si dhe të bëj blerje me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit  të Shoqërisë;

Menaxhoj thesarin e Shoqërisë;

Të vendos dhe përgatitë buxhetet; dhe

Çfarëdo tjetër detyre e përcaktuar nga ana e KE.

 Detyrat dhe  përgjegjësit e ZKF-së janë:

  • Përgjigjet për të gjitha veprimet financiare të kompanisë në regjionin që e mbulon kompania.
  • Obligohet për bashkëpunim të ngushtë me: Kryeshefin Ekzekutiv, Drejtorin Komercial, Drejtorin Teknik dhe Menaxherët e Departamenteve,
  • Ka për detyrë të nxjerr dhe planifikoj buxhetin, të vëzhgojë mospërputhjet. Të përcjellë regjistrimin në kontabilitet, të japë këshilla të gjithë personelit të sektorëve për veprime efektive. Të vëzhgoj-përcjell qarkullimin e parasë se gatshme dhe transaksionet bankare,
  • Përmes Menaxherit Ekzekutiv dhe personelit tjetër, të udhëheqë me ndërmarrjen përpara palëve të interesit (Bordi i Drejtorëve-Aksionari, Komuna, Donatorët). Të sigurojë llogari sipas nevojës që kërkohen për raportimin e ndërmarrjes,
  • Përmes personelit nënrenditës, posaçërisht menaxherit ekzekutiv të shitjes, dhe në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin ekzekutiv të shërbimit të konsumatorëve, të udhëheqë dhe kontrollojë të hyrat nga: Faturimi dhe inkasimi; mirëmbajtjen e të dhënave të konsumatorëve,
  • Të këshillojë përmes Kryeshefit Ekzekutiv në Bordin e Drejtorëve, lidhur me progresin financiar të ndërmarrjes, planet e tanishme të biznesit dhe planet periodike dhe afat gjate të shpenzimeve dhe aktiviteteve, fluksin e të hyrave dhe shpenzimeve,
  • ZKF-zotëron planin e aktivitetit të Kompanisë të specifikuara në çdo Plan të Biznesit,
  • Kërkon, propozon, gjen dhe zbaton metoda dhe mënyra për të ndërruar dhe përmirësuar metodat e punës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të konsumatorëve,
  • Siguron se i gjithë personeli është i informuar me synimet dhe misionin e përbashkët të departamenteve, përkatësisht tërësisë së kompanisë,
  • Udhëheqë personelin nënrenditës për të siguruar shërbime efektive,
  • Vazhdimisht kërkon metoda dhe mënyra për të ndërruar dhe përmirësuar qasjen ndaj punës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të konsumatorëve,
  • Për punën që kryen i përgjigjet Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv.

Paga: Në pajtim me ,,Rregulloren për ndarjen e të ardhurave personale të KRUM-së ,, të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Procedura e aplikimit:

Aplikacioni duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • CV-ja (Biografia),
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Letër motivimi,
  • Deklarata nën betim,
  • Diploma e Universitare ( kopja e noterizuar, kurse diplomat  nga universiteti jashtë vendit duhet të jetë e nostrifikuar) ,
  • Dëshmia nga policia dhe gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 6 muaj,
  • Dëshmitë e përgatitjes profesionale,
  • Dëshmitë e eksperiencës në punë.

Aplikacionet mund të merren në drejtorinë e  Kompanisë (ose në ueb -faqen e Kompanisë). Aplikacionet dhe dokumentet përcjellëse duhet të dorëzohen të mbyllura  në Zyrën e Administratës.
Konkursi do të jetë i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit.
Aplikacionet e pranuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.
Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nuk kthehen.
KRU”Mitrovica”Sh.A. Mitrovicë-Suhodoll.

Për gjuhën Serbe Kliko Këtu

Shikime 5,140
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 11/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management