Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Auditor/e të brendshëm

Drejtoria Qendrore, Prishtinë       

Kriteret e nevojshme:

• Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim, auditim
• Trajnime në fushën e auditimit dhe kontabilitetit
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike
• Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup
• Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë
• Eksperience e mëparshme në fushën e auditimit
• Experiencë në kompanitë e auditimit përbën avantazh
• Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës

Qëllimi i pozicionit:

Auditori i brendshem është përgjegjës ndaj Këshillit Drejtues për përmbushjen e detyrave të tij ne vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efikasitetit të proceseve të bankës nëpërmjet kontrollit të aktiviteteve të saj dhe administrimit të risqeve të saj si dhe ne identifikimin dhe raportimin e dobësive /çështjeve që lidhen me ato procese të cilat mund të rrezikojnë kontrollet, dhe rekomandimi i përmirësimeve /korrigjimeve;

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me një letër interesi në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 26.08.2022

Shikime 3,336
Kategoria Banka
Skadon 26/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management