Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

The North Unicorn është kompani e re në Kosovë e cila ka krijuar një zinxhirë të marketeve “Deppo Market”. Kompani e cila ka në fokus zhvillimin dhe ofrimin e mundësive për punësim në të gjitha qytetet e Kosovës.

Duke u bazuar në vëllimin e punës, kompania shpall pozitën e lirë për: Kategori Menaxher/e(2):

Lokacioni: (Prishtinë)

Ofrojmë:
- Pagë konkuruese;
- Kushte të mira të punës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Hulumtimi dhe analizimi i të dhënave dhe njohurive rreth tregut;
- Kërkimi i njohurive për nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve;
- Plani dhe zbatimi i strategjive afatgjata të zhvillimit për kategoritë e produkteve;
- Hartimi i strategjive dalëse për produktet e pasuksesshme;
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me shitësit;
- Sigurimi i disponueshmërisë së produktit;
- Krijimi i strategjisë për pozicionimin e një kategorie produktesh në mënyrë që të maksimizohet dukshmëria e tij;
- Bërja e parashikimeve për kërkesën e produktit për të siguruar qëndrueshmërinë e inventarit;
- Përcjellja e trendit të tregut për të identifikuar rreziqet dhe mundësitë;
- Puna me klientët, tregtarët dhe gjetja e mënyrave të reja për zgjerimin e kategorive të produkteve;
- Zhvillimi i marrëdhënieve të forta të punës me blerjen, marketingun dhe ekipet e shitjes është thelbësore;
- Analizimi i të dhënave ose njohuri për të përcaktuar prirjet e industrisë dhe të konsumatorit.

Aftësitë dhe njohuritë:

Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
Nivel të lartë të vetëdijësimit komercial;
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, blerjes dhe negocimit;
Njohja e gjuhës Angleze.

Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
- Përvojë e dëshmuar në shitje me pakicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 30/08/2022.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke e dërguar CV-në në email-in: apliko@thenorthunicorn.com.
Në subjekt të shënohet pozita e punës.

Shikime 3,674
Kategoria Menaxhment
Skadon 30/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management