Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Asistent/e i/e Projektit

Kosova Makers League
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Asistent/e i/e Projektit

Kohëzgjatja: Kontraktuale

Ku: Kosova Makers League

Kosova Makers League është duke kërkuar një Asistent/e të Projektit, përgjegjës/e për asistim në projektet e Kosova Makers League.

Kosova Makers League është platformë edukative jo formale përmes së cilës organizohet gara më e madhe e robotikës dhe teknologjisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Qëllimi i kësaj platforme është të rrisë entuziazmin në mesin e nxënësve të shkollave fillore & mesme që të zhvillojnë njohuritë e tyre në fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri & Matematikë); të nxisë frymën ekipore tek nxënësit dhe të inkurajojë të menduarit kritik dhe zgjedhjen e problemeve në mënyrë kreative.

* Për të lexuar më shumë rreth Kosova Makers League: www.kosovamakers.net

Përshkrimi i punës:

  • Organizimi i punëve administrative sipas planit/udhëzimeve të punës;
  • Të zhvillojë dhe t’i përmbahet strategjisë së implementimit të projektit;
  • Të planifikojë, ndjekë dhe koordinojë takimet, aktivitetet, ngjarjet në kuadër të projektit dhe platformës KML;
  • Të sigurohet që të gjitha aktivitetet të organizohen me kohë dhe në buxhetin e caktuar;
  • Të mirëmbajë komunikimin me shkollat dhe partnerët tjerë implementues të projektit;
  • Të identifikojë nevojat e projektit, të ketë iniciativa dhe të ofrojë ndihmë strategjike në organizimin e të gjithave aktiviteteve në kuadër të platformës KML;
  • Të përfaqësojë projektin në takime, konferenca, panaire, organizime të tjera;
  • Të tregojë etikë të lartë profesionale, respektojë orarin e punës dhe të koordinojë kohën e punës bashkë me pjesën tjetër të stafit.

Aftësitë e kërkuara:

  • Shkathësi të forta në shkrim;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Aftësi kompjuterike (Microsoft Office);
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
  • Niveli i lartë i motivimit dhe vetë-iniciativës.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@kosovamakers.net deri më 31 Gusht, ora 12:00.

  • CV;
  • Letër motivuese;
  • Kontaktin e 2 referencave (nëse aplikohet).

Shikime 4,121
Kategoria Menaxhment
Skadon 31/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management