ITD Prishtinë
Operations Manager
Shpërndaje
	 	 

ITD PRISHTINE shpk po kerkon te punesoje:

  “OPERATIONS MANAGER”

 

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Operation Manager kryen detyra dhe funksione të ndryshme administrative në kompani, të cilat shërbejnë si suport në mbarëvajtjen e proceseve dhe zgjidhjen e problematikave administrative të biznesit. Tre detyrat baze te ketij posti ndahen ne:Menaxhim te Burimeve Njerezore,menaxhim te prokurimeve te brendshme dhe menaxhimit te cilesise.

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Njohuri mbi parimet bazë të biznesit dhe menaxhimit.

  • Njohuri mbi parimet bazë të menaxhimit të burimeve njerëzore.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

  • Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, poëer point etj.)

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira analitike

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative

  • Aftësi të mira negociuese dhe bindëse

  • Aftësi për të punuar në grup

BURIME NJERËZORE, Menaxhim personeli:                                          

  • Njeh dhe zbaton me perpikmeri procedurat operacionale dhe rregulloret e punes per kete detyre.

  • Komunikon në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e punonjësve dhe realizon me sukses sensibilizimin e tyre për procedurat dhe politikat e kompanisë.

  • Realizon mbulimin e posteve të rëndësishme të punës me kandidatë rezervë, të trajnuar dhe të gatshëm për të kryer detyrat e përcaktuara, në raste vakancie të paparashikuar.

Ne bashkepunim me Pergj. e departamenteve pergatit plani e trajnimit per punonjesit. 

Ndjekja e ecurise se punonjesve gjate trajnimit. Menaxhimi i problemeve te ndryshme apo i kerkesave per shtyrje. Mbajtja e kontakteve te vazhdueshme me pergjegjesat per ecurine e tyre.

  • Ne bashkepunim me shefat e departamentve ndjek procesin e vleresimeve periodike te punonjesve.

  • Kujdeset për plotësimin në kohën e duhur të dosjes së punonjësve të rinj, si dhe plotesimin e dosjes me cdo dokument te ri gjate punesimit (vleresime, testime, certifikata, masa disiplinore, jokonformitete, arritje objektivash, etj)

  • Menaxhon lejet e punonjësve dhe kohën e tyre të punës, konform ligjit dhe në përputhje me standardet e kompanisë.

MENAXHIMI I CILËSISË                                                                               

  • Është përgjegjës për implementimin dhe zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të kompanisë.

  • Informon stafin për çdo update të procedurave të punës.

  • Kontrollon implementimin e procedurave (të reja/ndryshime) nga punonjësit + trajnon/konsulton/sqaron punonjësit.

  • Ndjekje/survey i çështjeve të ndryshme të kërkuara nga MC në IMS Tiranë.

PROKURIMET E BRENDSHME                        

  • Kontrollon dhe zbaton procedurat për blerjet që të jenë sipas rregullave të kompanisë dhe    dokumentacioni sipas PO perkatese.
  • Organizon dhe kontrollon  blerjet  për produkte të ndryshme për përdorim të brendshëm që iu duhen punonjësve për të përmbushur detyrat e tyre funksionale, dhe te cilat nuk janë produkte qe i trajton/tregton kompania.

  • Përpilon listën e furnitorëve për blerjet e brendshme, duke e riparë sipas afateve të procedurës dhe e miraton tek Drejtori/Administratori i Përgjithshëm.

  • Ndjek hartimin e kontratave për shërbime periodike të ndryshme, kontrollon ecurinë e tyre, firmos faturat dhe konfirmon plotesimin e kushteve per kryerje pagese.

  • Mirëmban të gjithë dokumentacionin e përdorur për procedurat e mësipërme.

Deadline per te aplikuar: 17 Prill 2019

Ju lutem specifikoni pozicionin ne subject kur dergoni aplikimet tuaja

Email address per te derguar CV-te: humanresources@itd-ks.com

 

TAGS: ITD PrishtinePrishtinePrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2274
Kategoria Menaxhment
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US