Ted Baker

Agjent/e i/e shitjes

	 	 

TED BAKER

Agjent/e i/e shitjes

 

Udhëzuesi i TED Baker-lidhur me punën e agjentit/es të shitjes (shitësit/es) - 1 pozitë e hapur

Ted Baker është duke kërkuar një agjent/e të shitjes, një entuziast për t'iu bashkangjitur ekipit tonë në dyqanin luksoz të Ted Baker në Albi Mall

Deklarata e Misionit të Ted Baker

Misioni ynë është të ndërtojmë një kompani të suksesshme përmes krijimit të një marke lidere në fushën e dizajnit. Përmes punës efikase dhe qasjes positive, si dhe duke ruajtur standardet e larta dhe integritetin e Ted, ne jemi krenar që në vazhdimësi kemi qenë në gjendje të plotësojmë kërkesat e klientëve tanë. Për të mbrojtur *karakterin* dhe *personalitetin* e kësaj marke, për të cilat gëzojmë një reputacion të lakmueshëm, gjithmonë e pyesim veten: *'A do ta bënte Ted në këtë mënyrë?'* 

Roli i punës 

Roli i Agjentit të Shitjes është që të maksimizojë shitjet, përmes një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientëve të Ted, duke bërë përpjekje për t'i tejkaluar pritshmëritë. Të jeni një ambasador krenar dhe i pasionuar i Ted-it, i cili e kupton dhe promovon "Deklaratën e Misionit" dhe "Vizionin" e kompanisë.

Kërkesat kryesore

  • Të keni së paku 2 vjet përvojë pune në një rol të ngjashëm;
  • Të jeni në gjendje të kuptoni konceptin dhe stilin e Ted Baker;
  • Të jeni të aftë të ndërmerrni iniciativa, të jeni proaktiv dhe të sjellni ide creative;
  • Të keni aftësi komunikimi dhe njohuri mbi qasjen ndaj klientit;
  • Të jeni të përgjegjshëm dhe të respektoni rregullat e punës;
  • Të jeni në gjendje të punoni individualisht dhe në grup;
  • Të jeni fleksibil dhe të përmbushni detyrat dhe përgjegjësitë me efikasitet;
  • Të krijoni një mjedis pozitiv ekipor, të inkurajoni bashkëpunimin;
  • Të jeni korrekt, i motivuar dhe i përkushtuar;
  • Të merrni përgjegjësi dhe të ofroni llogaridhënie;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara do të kontaktohen për intervistë. Për më shumë informata lidhur me markën Ted Baker, ju lutem vizitoni faqen www.tedbakerplc.com

CV-të tuaja mund t’i dërgoni në e-mail adresën tedbakerkosovo@gmail.com, deri më 25 prill 2019 në ora 17:00.

 

TAGS: Ted BakerPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko PuneMenaxhment

Shikime 2746
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC