Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

                                               

                                                             REKRUTIM

                                                                                                                    

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit te Kosovës

Titulli i vendit të punës: Menaxher i Cilësisë

Koeficienti / 9

Nr. i Referencës:  MTI/ 9

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë

Data: ­­08/04/2019  

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton procedurat e nevojshme për sistemin e menaxhimit dhe ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Mbështet Drejtorin e Përgjithshëm në organizimin e punëve përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime në drejtim të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve më cilësore;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës brenda DAK-ut;
  • Përgatitë Manualin e Cilësisë, procedurat teknike, procedurat e menaxhimit dhe format, në bashkëpunim me stafin e DAK-së si dhe menaxhmentin e lartë;
  • Vlerësimi në vazhdimësi performancen e sistemit të menaxhimit dhe përcaktimin e nevojave për përmirësim;
  • Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me akreditimin e laboratorëve testues, kalibrues, trupave inspektues dhe certifikues dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;  
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Teknik, Ekonomik, Juridik, Shkencat Natyrore;
  • Së paku 4 vite përvojë pune; 
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në standarde dhe fushen e akreditimit;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

22/04/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 22/04/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise PrishtinëKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 827
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC