Shpërndaje
	 	 

 Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën  :

 

                                                       REKRUTIM               

                                          

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Titulli i vendit të punës: Asistent ekzekutiv

Koeficienti / 6

Nr. i Referencës:  MTI/ 10

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë            

Datë: 08/04/2019

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje të shumëllojshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për eprorin ;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-malet sipas kërkesës dhe rekomandimeve të eprorit;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së drejtuesit të lartë si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të eprorit;
  • Mban kontakte në emër të eprorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të eprorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Kujdeset për sigurimin e mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së drejtuesit të lartë dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshme
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Arsimim bachelor : Ekonomik, Juridik; Administratë Publike
  • Trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur administrativo-teknike;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

22/04/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 22/04/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrise PrishtinëKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 920
Kategoria Administratë
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US