Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspert/e ose Kompani për Hartimin e Manualit të Prokurimit dhe Manualit Financiar të Rrjetit të Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Ekspert/e ose Kompani për Hartimin e Manualit të Prokurimit dhe Manualit Financiar të Rrjetit të Grave të Kosovës

Termat e referencës

Historiku

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është një rrjet prej 189 organizatash që mbështetë, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.

 

RrGK kërkon një ekspert/eksperte, grup ekspertësh ose kompani për të mbështetur përpjekjet tone për avancimin e rregulloret e brendshme për menexhimet e financave dhe prokurimit, si te avancojmë transparencën dhe llogaridhënien e organizatës tonë ndaj anëtareve, përfituesve, donatorëve dhe publikut të gjerë për punën dhe aktivitetin.

Andaj, RrGK fton të gjithë individët/grupet/kompanitë e kualifikuara të aplikojnë për Ekspert/e për Hartimin e Manualit të Prokurimit, Financiar dhe rishikimin e praktikave dhe procedurave.

Shërbimi

Konsulenti/ja pritet të angazhohet për rreth 20 ditë pune brenda periudhës 9 shtator 2022 -  31 31 dhjetor 2022. Pritet që brenda këtij angazhimi konsulenti/ja të përmirësoj dhe/apo hartoj Manualin e Prokurimit, Manualin Financiar, rregulloret, procedurat, praktikat dhe formularët lidhur me mirëfunksionimin e organizatës. Zhvillimin e procedurave të Protokollimit dhe Arkivimit, dhe Trajnimin e Stafit për kornizën e re të rregulloreve të zhvilluara.

Detyrat dhe angazhimi

Procesi i parashikuar për angazhimin e konsulentit/es do të përfshijë:

  • Rishikimi i procedurave ekzistuese në krahasim me legjislacionin e Kosovës dhe rregullat e kërkuara kontraktuale nga donatorët kryesorë (p.sh. Bashkimi Evropian, Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe agjencitë e OKB-së);
  • Takime me stafin përgjegjës për të diskutuar proceset aktuale, nevojat dhe sfidat me të cilat janë përballur deri më sot;
  • Në bazë të kësaj, Hartimin e Manualit të Prokurimit, përditësimin e Manualit të Financave, Rregulloreve, Procedurave dhe Formularëve sipas nevojës;
  • Zhvillimin e praktikave dhe procedurave të protokollimit dhe arkivimit;
  • Ndërtimin e  kapaciteteve  të  burimeve  njerëzore  mbi  kuadrin  e  ri  rregullator, procedurat, protokollimit, arkivimit dhe nivelet e miratimit të dokumenteve;
  • Dorëzimin e  draftit  të  parë  të dokumenteve, dhe rishikimin bazuar në pyetjet dhe komentet e bëra nga stafi i RrGK;
  • Takimin me  stafin në bazë të nevojave të diskutimit të draftit; 
  • Dorëzimi i drafteve përfundmitare të dokumenteve të përditësuara;
  • Ofrojë dy trajnime njëditore (një mbi financat dhe një për prokurimin) për stafin përkatës të RrGK;
  • Mentorim vijues, sipas nevojës për një periudhë prej tre muajsh pas përfundimit të manualeve dhe procedurave (përllogaritur 2 ditë gjithsej përpjekje).

Plani kohor

Plani i përafërt kohor do të jetë si në vijim:

Shpallja e pozitës                                            9 gusht 2022 

Afati i fundit për aplikimet                             5 shtator 2022

Zgjedhja e ekspertit/ekspertes             8 shtator 2022

Takim informues                                             9 shtator 2022

Draft Manuali                                                  30 shtator 2022

Manuali final                                                   14 tetor 2022

Ditë pune të planifikuara

Kjo kontratë do të përfshijë më së shumti deri në 20 ditë pune, të ndara nga 12 shtatori 2022 deri më 14 tetor 2022, që do të faturohen në bazë të kohës së punës së realizuar.

Ditët e punës do të specifikohet në planin e punës në diskutim me stafin e RrGK-së.

Kontakti dhe koordinimi

Eksperti/ekspertja do t'i raportojë Menaxheres për Prokurim dhe Burime Njerëzore dhe do të veprojë në koordinim të ngushtë me Menaxhmentin e RrGK-së.

Kualifikimet

Të interesuarit duhet të flasin rrjedhshëm gjuhët: shqip dhe anglisht. Kandidatët e përzgjedhur duhet të demonstrojë në ofertën e tij/saj që posedojnë, të paktën:

  • Të ketë përvojë të përgjithshme profesionale të angazhimit në projekte/programe të organizatave ndërkombëtare/vendore dhe dëshmi në projekte të tilla;
  • Njohuri për kornizën e përgjithshme ligjore, politike dhe institucionale në Kosovë;
  • Së paku 3 - 5 vjet përvojë të përgjithshme të angazhimit të përshkruar më lartë;
  • Së paku 3 - 5 vjet njohuri dhe përvojë të përgjithshme në punën me OShC-të në Kosovë;
  • Së paku  3  referenca  për  përvoja  në  zhvillimin  e  politikave  organizative  dhe mekanizmave qeverisës për OShC në 5 vitet e fundit;
  • Kualifikim Universitar në fushën përkatëse (për kompanitë - dëshmi e ekspertëve të kompanisë);

Dorëzimi i ofertave

Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë: 

  • CV-në; (në rast të kompanisë ose grupimeve portfolio e kompanisë dhe CV e ekspertëve)
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Një metodologji e shkurtër e punës, jo më të gjatë se 5 faqe;
  • Informatat e kontaktit për të paktën tri referenca; dhe
  • Tarifën ditore brutto të propozuar nga eksperti/ekspertja, në përputhje me tarifat paraprake të verifikueshme në mënyrë të pavarur për punë të ngjashme të kryera nga eksperti/ekspertja.

Kandidatët/kandidatet duhet të kenë parasysh se RrGK është një organizatë jofitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat ditore vendore. 

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 5 shtator 2022, në orën 17:00 në e-mailin kosovawomensnetwork@gmail.com duke shkruar në subjekt “Ekspert/e për Prokurim”.

Shikime 4,173
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 05/09/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management