Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Menaxher/e financiar/e

 Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon të punësojë Menaxher/e financiar/e me orar të plotë.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë. Ne po kërkojmë Menaxher/e financiar/e me përvojë për të mbikëqyrur financat tona. Menaxheri/ja financiar/e është përgjegjës/e për monitorimin e të gjitha projekteve në vazhdim, kontabilitetin financiar dhe raportimin. Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë përvojë të dëshmuar si kontabilist/e, idealisht në nivel të menaxhimit dhe në sektorin jofitimprurës. Shkathtësitë e forta të komunikimit dhe ato të analizës financiare do të jenë thelbësore për rishikimin/koordinimin e proceseve tona të buxhetimit dhe raportimit financiar.
Ju lutemi dërgoni:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese, duke shpjeguar interesimin tuaj për këtë pozitë si dhe kualifikimet tuaja, në shqip dhe/ose anglisht; dhe
  3. Detaje të 3 personave kontaktues si referenca profesionale.

kosovawomensnetwork@gmail.com me titull (subject): “Menaxher/e financiar/e”, deri më 30 gusht 2022.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!                                                   

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të posedojë:

  • Diplomë Master në biznes, kontabilitet ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 10 vite përvojë të dëshmuar në kontabilitet;
  • Certifikatën profesionale të kontabilitetit të Shoqata e Kontabilisteve te Certifikuar dhe Auditoreve te Kosoves (SHKCAK);
  • Njohuri të ligjit financiar dhe standardeve rregullatore, si përfshirë rregulloret tatimore dhe raportimin dhe ligjeve të tjera relevante në Kosovë;
  • Njohuri të proceseve ekonomike dhe ato bankare;
  • 5+ vjet përvojë pune si menaxher/e i/e kontabilitetit ose menxher/e financiar/e;
  • Njohuri të forta pune të analizës së detajuar të të dhënave financiare;
  • Përvojë shembullore në menaxhimin e projekteve financiare;
  • Njohuri dhe përvojë pune me organizata jofitimprurëse;
  • Njohuritë dhe përvojë pune me Bashkimin Evropian, Agjencinë Austriake për Zhvillim dhe/ose projektet e financuara nga KB preferohen shumë;
  • Marrëdhënie pozitive me kolegët/et;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi organizative;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe; e dëshirueshme edhe gjuha serbe; dhe
  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të monitorojë të gjitha projektet në vazhdim, kontabilitetin financiar dhe raportimin.
  • Të sigurojë zbatimin e politikave dhe procedurave organizative në lidhje me menaxhimin financiar dhe prokurimin;
  • Të zhvillojë, zbatojë dhe mirëmbajë kontrolle dhe udhëzime financiare, duke sugjeruar përmirësime në sistemet dhe proceset e menaxhimit financiar;
  • Të sigurojë arritjen organizative të qëllimeve buxhetore përmes planifikimit të duhur, analizës dhe veprimeve korrigjuese;
  • Të menaxhojë dhe rishikojë të gjitha llogaritë, regjistrat dhe sistemet e raportimit, si ato në formë elektronike ashtu edhe ato në kopje fizike, duke siguruar përputhshmërinë me standardet dhe kërkesat rregullatore të duhura të qeverisë dhe donatorëve, si dhe kërkesat e kontributeve dhe kontratave;
  • Të vendosë dhe mirëmbajë masat mbrojtëse të kontrollit të brendshëm për pranimin e të ardhurave, kostot dhe buxhetet programore dhe organizative si dhe shpenzimet aktuale;
  • Së bashku me menaxherin/en e financave, të krijojë buxhete financiare, operative, programore dhe ato të projektit;
  • Të bëjë rishikime për sigurimin e cilësisë dhe të asistojë me propozimet buxhetore, shpenzimet dhe realokimet;
  • Të rishikojë raportet mujore, tremujore dhe ato vjetore;
  • Të zbatojë në mënyrë konsistente politikat, praktikat dhe procedurat të kontabilitetit në të gjitha programet, duke iu përmbajtur standardeve ligjore, kërkesave kontraktuese të donatorëve dhe rekomandimeve të auditorit dhe duke qenë i përditësuar vazhdimisht me e ligjet ekzistuese, të reja dhe ato të ardhshme si dhe me kontratat ekzistuese;
  • Të zhvillojë dhe zbatojë kontrollet e brendshme për të maksimizuar mbrojtjen e aseteve, politikave, procedurave si dhe rrjedhën e punës;
  • Të mbikëqyr dhe mbështesë ekipin e kontabilitetit dhe atë të financave me udhëheqje që krijon një mjedis besimi dhe produktiviteti
  • Të sigurojë gatishmërinë organizative për kontrollet e auditorëve dhe donatorëve, si dhe që të gjitha shpenzimet janë të verifikueshme, duke konfirmuar që të gjitha pranimet përmbajnë dokumentacion adekuat dhe duke siguruar që të gjitha dosjet janë në rregull; të bashkëpunojë me auditorët dhe donatorët, sipas nevojës;
  • Të bëjë përditësime gjithëpërfshirëse financiare mujore dhe tremujore për ekipin menaxhues, të cilat analizojnë, vlerësojnë dhe raportojnë mbi shpenzimet nga donatorët dhe identifikojnë në mënyrë proaktive çdo rrezik, duke mbështetur kështu efikasitetin dhe efektivitetin operativ;
  • Të bashkëpunojë ngushtë me menaxherin/en e Fondit të Grave të Kosovës (FGK) për të rishikuar, zhvilluar dhe zbatuar udhëzimet për Koordinatorët/et e Granteve dhe Zyrtarët/et e Financave në lidhje me menaxhimin e granteve;
  • Të rishikojë kontratat, buxhetet dhe termat e referencës të përfituesve të FGK-së dhe të kontraktuesve;
  • Të mbështesë dhe këshillojë zyrtarët/et e financave në rishikimin e buxheteve, raporteve dhe dokumentacionit të përfituesve të FGK-së, duke sugjeruar përmirësime në procedura dhe raportim;
  • Të mbështesë dhe këshillojë në përgjithësi Koordinatorët/et e Granteve dhe Zyrtarët/et e Financave, duke përfshirë edhe në lidhje me dyshimet e keqpërdorimit të fondeve, korrupsionin, etj.;
  • Të planifikojë dhe kryejë trajnime dhe mentorime, dhe të përpilojë materiale edukative në fushat e menaxhimit financiar, raportimit financiar, antikorrupsionit dhe fushave të tjera të identifikuara sipas nevojës;
  • Të këshillojë për vendimet financiare, duke përfshirë hulumtimin, përcjelljen dhe shqyrtimin e rreziqeve që lidhen me peizazhin ekonomik;
  • Të bashkëpunojë me menaxherin/en e prokurimit, duke sugjeruar edhe përmirësimet e sistemeve, proceseve dhe dokumentacionit, sipas nevojës; dhe
  • Të ndihmojë në zhvillimin dhe mbështetjen e strategjive operative afatshkurtra dhe afatgjata.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Shikime 5,111
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 30/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management