Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Asistente të Kontabilitetit (Praktikë me mundësi punësimi)

Network Accounting
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Network Accounting SH.P.K. në bazë te kërkesës së paraqitur, për risistemimin e vendeve të punës për shpall konkurs pune për:

Praktikante me mundësi punësimi si asistente të kontabilitetit

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve  bazë të kompjuterit (përparësi);
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Fakulteti Ekonomik; (e preferuar);
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (e preferuar);
  • Certifikime ne kontabilitet (e preferuar);

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të  kontabilistit, do të kryej këto detyra:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

PAGESA:

Pagesa do të bëhet si në vijim:

  1. Periudha nga 01.09.2022 – 30.09.2022 (1 muaj), Pagesa për këtë periudhë është zero euro.
  2. Periudha nga 01.10.2022 – 31.12.2022 (3 muaj), Pagesa për këtë periudhë është 150.00.
  3. Periudha nga 01.01.2023 – 31.03.2023 (3 muaj), Pagesa për këtë periudhë është 250.00
  4. Periudha nga 01.04.2023 – 31.12.2023 (9 muaj), Pagesa për këtë periudhë është 350.00.
  5. Periudha nga 01.01.2024 – 31.12.2024, (12 muaj), Pagesa për këtë periudhë është 500.00.
  6. Periudha nga 01.01.2025 – 31.12.2025, Pagesa për këtë periudhë është sipas marrëveshjes e cila duhet te diskutohet te vendoset 3 muaj me herët.

Avancimet

Gjate periudhës se punës mundësohet vijimi në trajnimet profesionale te cilat financohen nga Network Accounting

Kufizimet në avancimet

Avancimi nga pika (d) në pikën (e), mund të bëhet vetëm pasi te prezantohet certifikata për përfundimin e trajnimit: KC Kontabilist i Certifikuar – Niveli i Dytë

ORARI I PUNËS:

Ditët: e hënë – e premte

Ora: 8:00-16:00

Pushimi: 30 minuta

Vendi i punës: Prishtinë

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në adresën elektronike:  infonetworkacc@gmail.com  +383 46 404 444. Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike dhe jo më larg se 26 gusht 2022, ora 16:00. Ku vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.

Adresa për termine dhe intervistë: Bulevardi "Deshmoret e Kombit" Ulpianë, C2, H-III,Nr6, Prishtinë 10000, Rruga kryesore, perball barnatores REXAL, mbi banken TEB

Shikime 4,177
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 26/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management