Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Nenit 29. paragrafi 2.7, Nenit 33, Nenit 35. paragrafi 1, 2 dhe 9. të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, Nenit 22. të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës, Nenit
15. dhe 21.3 të Rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së dhe në bazë të miratimit nga Bordi të propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Radiotelevizioni i Kosovës rishpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta të Radiotelevizionit të Kosovës

Numri i referencës: 2012

Kohëzgjatja e mandatit: Tri (3) vjet, me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit publik

Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta të RTK-së: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

- Planifikon, organizon, monitoron dhe udhëheqë procesin e punës së Shërbimeve të Përbashkëta;
- Implementon Politikat e RTK-së të përcaktuara me ligj, Statut dhe nga ana e Bordit të Drejtorëve të RTK-së;
- Merr pjesë aktive në implementimin e strategjisë zhvillimore të RTK-së dhe mbikëqyrë realizimin e planeve afatgjata dhe afatshkurtra;
- Përgatitë Raportin vjetor të Shërbimeve të Përbashkëta, në kuadër të planit afarist duke përfshirë edhe përmbushjen e planit të resurseve njerëzore me arsyetim;
- Ofron informata të rregullta Drejtorit të përgjithshëm rreth gjendjes financiare, posaçërisht për tejkalimin e shpenzimeve në linjat e posaçme buxhetore dhe rënien eventuale në të hyra;
- Kontrollon zbatimin e planit financiar të RTK-së, posaçërisht në fushën e investimeve të reja;
- Është përgjegjës për strategjinë financiare dhe zbatimin e saj;
- Bënë parafimin e kontratave nga fusha e investimeve të reja;
- Nënshkruan dokumentet e ndërlidhura me punën dhe afarizmin e sektorëve;
- Mbikëqyrë zbatimin e sistemit kompjuterik për lëmin e financave;
- Mbikëqyrë dhe koordinon punët e zyrës ligjore dhe politikat rregullative të RTK-së dhe kujdeset për ligjshmërinë e vendimeve, kontratave dhe akteve tjera;
- Përgatitë planin vjetor financiar, i cili është pjesë përbërëse e planit afarist programor të RTK-së;
- Së bashku me anëtarët tjerë të Menaxhmentit, përgatitë planet për arsimim, aftësim profesional dhe trajnim të stafit;
- Mbanë takimet për biseda të rregullta vjetore me bashkëpunëtorët e vet;
- Mbikëqyrë zhvillimin e kuadrit të RTK-së me perspektivë (karrierë – “resurset njerëzore”);
- Përgatitë dhe nënshkruan kontratat e punës dhe punës me honorar sipas planit të aprovuar afarist programor të RTK-së, në bazë të autorizimit të Drejtorit të Përgjithshëm;
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I emëruari për punën e vet në cilësinë e Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta të RTK-së i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta:

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme të cilat duhen plotësuar nga kandidati me rastin e aplikimit janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë përvojë të menaxhimit të mediave apo fushave të tjera relevante;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj;
  • Dëshmi që nuk është nën hetime;
  • Të mos ketë qenë i zgjedhur apo i emëruar (funksionar publik) gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Të mos ketë qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror e lokal apo anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik;
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral.
  • Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lart, kandidati duhet të plotësojë edhe këto kushte dhe kritere të veçanta:
  • Kualifikim universitar;
  • Të ketë së paku 4 vjet përvojë pune të menaxhimit në media ose në fusha të tjera relevante;
  • Të zotërojë ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Njohuri e ligjeve në fushat (financave dhe administrativo-juridike);
  • Të ketë aftësi për caktimin e prioriteteve dhe punë ekipore si dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
  • Të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë.

Aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentet si në vijim:

a. Formulari për aplikim (Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni në ueb-faqen e RTK-së në këtë vjegëz: https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=19)

b. Curriculum Vitae (CV) (Dokumenti në fjalë – CV, Biografi, Rezyme – duhet të jetë i aktualizuar dhe duhet të përmbajë informacion të detajuar rreth të dhënave personale, shkollimit/edukimit, trajnimeve, përvojës së punës, aftësive profesionale, aftësive të buta, ose çfarëdo informacioni tjetër që konsiderohet se e pasuron dosjen e aplikimit).

c. Dëshmitë e kualifikimit universitar (Diplomat e fituara brenda vendit duhet të jenë të noterizuara, kurse diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga organet kompetente të Republikës së Kosovës).

d. Një kopje të letërnjoftimit ose të pasaportës valide (Dokumenti i identifikimit duhet të jetë i lëshuar nga Republika e Kosovës, duke dëshmuar kështu shtetësinë e aplikuesit).

e. Dëshmia e përvojës së punës menaxheriale 4-vjeçare (Dëshmimi i përvojës së punës menaxheriale duhet të bëhet nëpërmjet kontratave të punës ose vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës. Përvoja e punës menaxheriale kërkohet në fushën e mediave ose fushave të tjera relevante, që mund të jenë: financa, administratë, biznes, burime njerëzore, marketing, art, çështje ligjore etj. Dokumentet e dorëzuara duhet të japin informacion eksplicit lidhur me pozitën menaxheriale dhe kohëzgjatjen e ushtrimit të asaj pozite. Përvoja e punës menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim një nga aspektet, si numër të caktuar punonjësish, projekte, procese të ndryshme, buxhet financiar ose një kombinim të tyre, e këto informata nëse nuk gjenden në kontratat e punës, duhet të dëshmohen nga vërtetimi i punës i lëshuar nga punëdhënësit).

f. Dy letra referuese profesionale (Dy letrat referuese duhet të lëshohen nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë)

g. Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit (Certifikatat që dëshmojnë se aplikuesi nuk është nën hetime dhe që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale apo nuk ka një të kaluar kriminale duhet të merren në Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente. Certifikatat duhet të jenë jo më të vjetra sesa data e publikimit të konkursit)

Kërkesë shtesë:

Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartshënuar, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një Koncept Strategjik lidhur me synimet zhvillimore të Shërbimeve të Përbashkëta të RTK-së (Administrata dhe burimet njerëzore, financa, zyra ligjore, mbrojtja dhe siguria në punë, qendra për aftësim profesional, njësia e hulumtimit, analizës dhe statistikës, etj.). Mes tjerash, dokumenti në fjalë duhet t’i plotësojë këto kërkesa:
• Të shkruhet dhe të përpilohet në formatin e Strategjisë Zhvillimore që do të zbatohet gjatë mandatit tre (3) vjeçar;
• Të paraqesë sfidat dhe problemet kryesore të RTK-së, duke ofruar zgjidhje për secilën prej tyre.
• Dokumenti konceptual mund të dorëzohet në versionin e shkurtuar dhe përmbledhës (maksimum 5 faqe), përderisa i njëjti pastaj mund të zgjerohet dhe plotësohet për t’u prezantuar në detaje gjatë procesit të intervistës.

Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit/aplikacionit

Dokumentacioni i kërkuar me konkurs publik duhet të dorëzohet fizikisht në zarf të mbyllur, në zyrën e Administratës dhe burimeve njerëzore, nr. 71, në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës, rr. “Xhemajl Prishtina ”, nr.12. Prishtinë, Republika e Kosovës.

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tri (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht, kurse dokumentet në gjuhë të tjera duhet të përkthehen. Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 12.08.2022, ora 16.00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit dhe kohës së paraparë me konkurs publik nuk do të pranohen.

Mënyra e vlerësimit të aplikacioneve

Procedurat, kriteret dhe mënyra e përzgjedhjes së Udhëheqësit të Shërbimeve të Përbashkëta, janë të sqaruara në tërësi në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së, e cila është e qasshme përmes këtij linku: https://www.rtklive.com/sq/pages/files/rregullore_procedurat_perzgjedhjes_drejtorit_pergjithshe m2.pdf

Informacion shtesë:

Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë dhe nënkuptojnë edhe gjininë tjetër. Të gjitha të dhënat dhe dokumentacioni, përveç emrave dhe mbiemrave të kandidatëve, do të trajtohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

RTK ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, RTK siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofrojnë konkurrencë jodiskriminuese, objektive dhe transparente, si dhe i gjithë procesi i përzgjedhjes është transparent.

Për informata të tjera, kontaktoni zyrën e Administratës të RTK-TV në numrin +383 (0) 38 230 102

Shikime 1,074
Kategoria Menaxhment
Skadon 12/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management