EBC Company
Kalkulant/e
Shpërndaje
	 	 

EBC COMPANY rrjeti më i madh i kosmetikes në Kosovë www.ebc-company.net hap konkurs pune:

Pozita: Kalkulant/e

Lokacioni: Prishtinë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht
  • Regjistron faturat e kthimeve të mallit
  • Regjistron lejimet nga furnitorët
  • Regjistron artikujt e rinjë
  • Regjistron furnitorët e rinjë
  • Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave
  • Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, kalkulimeve, transfereve dhe fletdërgesave.
  • Monitoron dhe merr pjesë në proces të regjistrimit periodik të mallit
  • Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës.
  • Detyra tjera te përcaktuar nga punëdhënësi.

KUALIFIKIMET

  • Shkolla e mesme obligative, fakulteti përparsi
  • Pervoja e punës si kalkulant/e është përparsi
  • Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Aftësi të mira komunikuse
  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Te jetë i/e aftë të punojë në grup si dhe punë individuale.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në info@ebc-company.net dhe tek “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita në të cilën aplikoni. Konkursi do të jetë i hapur nga data e publikimit deri më 08/05/2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

EBC Company ofron mundësi të barabart punësimi për te gjithë dhe pa e diferencuar askënd, andaj inkurajojm të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Instagram: @ebccosmetics

Facebook: EBC Cosmetics

 

TAGS: EBC CompanyPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2079
Kategoria Ekonomi
Skadon 18 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US