Credica LLC
Zyrtar Ligjor (Prishtinë, Prizren)
Shpërndaje
	 	 

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:

Zyrtar Ligjor

(Prishtinë, Prizren)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të kontaktojë dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të fillojë procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave;
  • Të përfaqësojë kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të kryej punë të tjera juridike që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Diplomë universitare ose vitin e fundit në Fakultetin Juridik;
  • Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikimi dhe organizative;
  • Aftësi të shquara analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedoj Patent Shofer të kategorisë “B”.

Të dhënat:

Pozicioni:                     Zyrtar Ligjor;

Vendndodhja:            Prishtinë;

Udhëtime pune:        Po, brenda vendit;

Kontrata:                     Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen:   22 Prill 2019.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Credica LLCPrishtine, Prizren, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2358
Kategoria Juridik
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US