Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës është i interesuar për shërbime mbështetëse teknike të shërbime mbështetëse teknike të IT

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë të gjithë ofertuesve të specializuar, në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Pika 1: Mirëmbajtje Kompjuteri dhe Rrjeti Kompjuterik (LAN) për të gjitha projektet e SOS Fshatrat e Fëmijëve, CV Serverat .

Mirëmbajtja për Kompjuter përfshin pjesën Hardware dhe Software të tij , futje në domain , troubleshot

Hardware: Diagnostikim, Ndërrim, Servis hardware të pjesëve.

Nuk përfshihet kosto e ndërrimit ose riparimit fizik të pajisjes.

Software: Instalim (Riinstalim) , Formatim (RiFormatim ), Konfigurim i Sistemeve Operative dhe Aplikative si MS Windows, MS Office,Outlook , Adobe, AntiVirus.

Licensat duhet të instalohen në koordininm me IT managerin e organizatës.

Vizitat Periodike: Nga ana e Kompanisë do të kryhen maksimalisht 2 vizita onsite periodike në muaj. Vizitat e kryera onsite në rastet urgjente të kërkuara nga klienti nuk përfshihen tek vizitat periodike. Vizitat onsite për rastet urgjente apo vizitat e planifikuara do të parashikohen nga ana e të dy palëve me mirëkuptim.

Në rast se kërkesat për vizita të planifikuara apo urgjencat janë më shume se 4 (katër) në muaj, lind e drejta për të rinegociuar tarifat e kontratës së shërbimit mujor.

Pika 2: Mirëmbajtje rrjeti Kompjuterik LAN

Mirëmbajtja konsiston në konfigurimin e pajisjeve Network dhe Kompjuterëve për të komunikuar me njeri tjetrin dhe të kenë dalje në Internet si dhe diagnostikimi i tyre.

Nuk përfshihen kosto e blerjes apo ndërrimit të pajisjeve Network si Switch, Router, LanCard, RJ-45, FTP-UPT cable etj. Në kordinim me IT Managerin

Pika 3: File Server – Net Drive Shared Documents

Mirëmbajtje e Hardware & Software të pajisje NAS të instaluar lokalisht nqs IT manageri nuk ka lidhje fizike.

A loving home for every child

Pika 4: Supporti Online (në distancë) dhe Onsite (Lokalisht)

Supporti në vazhdim do të jetë kryesisht ONLINE nëpërmjet programeve të posaçme si AnyDesk ose TeamViewer për të evituar kohën e lëvizjeve dhe transportin duke qenë disponibël në një periudhë kohe më të vogël e më të shpejtë.

Ky support do të fillojë pas instalimit të programeve të posaçme dhe të nevojshme, si dhe pas ngritjes së të gjitha shërbimeve fillestare .

Vizitat ONSITE (lokalisht) do të programohen maksimalisht 2 herë në muaj, përjashtuar rastet e nevojave emergjente.

Nga ana e Kompanisë do të sigurohet asistencë remote e vazhdueshme e palimituar në orë apo numër asistencash përgjatë orarit zyrtar të punës. E Hënë – Premte: 08:30 – 16:00

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Oferta financiare (për një muaj) duhet të kuotohet në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 16.08.2022 në email adresën: procurement1@soskosova.org  

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë

Shikime 1,969
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 16/08/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management