Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Kontabilist/e

Consulting & Training Associates
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Kontabilist/e

CTA Consulting është kompani e specializuar në fushën e Konsulencës dhe Kontabilitetit, e cila është në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Kontabilistit.

Detyrat dhe përgjegjësitë themelore:

  • Menaxhon klientët e tij/saj dhe bën regjistrimet e nevojshme në kontabilitet;
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e departamentit në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit për klientët e kompanisë;
  • Ofron këshilla tatimore për klientët;
  • Përgatit raporte menaxheriale dhe i prezanton ato te klientët;
  • Analizon të gjitha pozicionet e pasqyrave financiare të klientëve;
  • Identifikon gabimet e mundshme të regjistrimeve në kontabilitet dhe ndihmon në korrigjimin e tyre;
  • Ofron rekomandime për të përmirësuar efikasitetin e punës në kompani;
  • Ndihmon ekipin në kontrollimin dhe deklarimin tatimor të klientëve;
  • Përgatit pasqyrat financiare për klientët sipas standardeve të kërkuara.

Aftësitë dhe njohuritë:

  • Njohje e mirë e parimeve të kontabilitetit dhe menaxhimit të performancës financiare;
  • Njohuri shumë të mirë të paketës microsoft office (sidomos excel) dhe programeve financiare të ndryshme (sidomos QuickBooks);
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve;
  • Të jetë fleksibil/e në detyrat e kërkuara;
  • Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi;
  • Të ketë patentë shoferi valide.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë Universitare në financa, ekonomi apo menaxhment;
  • Certifikim në SCAAK si teknik i kontabilitetit, apo të ngjashme;
  • Së paku 1 vite përvojë pune në kompani që ofrojnë shërbime të kontabilitetit dhe financave.

Pako e ofertës:

  • Pagë atraktive;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Orari i punës prej 08:30 deri 17:00, nga e hëna deri të premten;
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

Aplikimi:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i zotërojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë në emailin: info@ctaconsulting.biz

Afati i fundit për aplikim është data 31.08.2022.

Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 1,448
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 03/09/22 (26 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management