Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Auditor i Brendshëm

	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 21, neni 25 paragrafi 25.2 pika h) të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 03.04.2019, mori vendim që të shpall:

KONKURS

Auditor i Brendshëm – Ndërmarrja Publike Banesore Prishtinë

Vendi dhe lokacioni i Punës

Prishtinë,

Kabineti i Kryeshefit Ekzekutiv

Fushëveprimi

Bartësi i vendit të punës mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e auditimit,  të buxhetit , të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që departamentet e NPB  i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e NPB.

Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e NPB . 

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm, të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedurat, administratën dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së NPB.
  • Siguron që aktivitetet e NPB të jenë në harmoni me Statusin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga menaxhmenti.
  • Monitoron  dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të NPB në linjë me objektivat e Menaxhmentit.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar  nga menaxhmenti i NPB.
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes.
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Kryeshefit te NPB  me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara.
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve  operativ të Auditimit të brendshëm të NPB.
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë  më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedrat e kontabilitetit të NPB si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Kryeshefi dhe Komiteti i Auditimit të NPB.
  1. Detyrat dhe obligimet tjera shtesë
  • Kryeshfi Ekzekutiv mund t’a  ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB
  1. Raportimet

Bartësi i vendit të punës i raporton Komitetit të Auditimit.

  1. Kualifikimet
  • Fakultetin ekonomik
  • Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontroll
  • Aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike llogaritare,  bazën e shënime në kontabilitet.
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë se paku 5 vjet përvojë pune në lëmitë e  Financave dhe Kontabilitetit dhe Auditimit të Brendshëm.
  • Njohje të Gjuhës Angleze.
  • Të posedon certifikatë të licencimit për auditor nga institucionet e licencuara në vend ose jashtë tij.
  1. Kualifikimet tjera
  • Preferohet Master në  Financa dhe Kontabilitet ose Menaxhment.
  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale.
  • Preferohet të jetë anëtarë në organizata ndërkombëtare të Kontabilitetit.
  1. Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Auditor të Brendshëm, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj)  dhe
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32.  Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com. Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë poziten per te cilen aplikojne, adresën e saktë dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën. Për pozitën e shpallur aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs. Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NPB-së e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Konkursi vazhdohet nga data 08 Prill 2019 – 03 Maj 2019 ora 16:00.

TAGS: Ndermarrja Publike BanesorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3837
Kategoria Auditim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC