Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Bazuar në nenin 79, 80 dhe nenit 81 paragrafi 2, nenparagrafi 2.2 të Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët  Publikë dhe nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 i Punës, Ministria e Punëve të Brendshme, më datë  04.08.2022, bën shpalljen për:  

Konkurs Publik  

  • Titulli i vendit të punës: Zyrtar administrativ 
  • Numri i referencës: MPB –1/ 2022 
  • Numri i pozitave: Pesëdhjetë (50) pozita 
  • Lloji i pozitës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës 
  • Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Qendrës përkatëse 
  • Paga: 423.85 Euro (Bruto) 
  • Periudha e Kontratës: Me afat të caktuar, një (1) vit 
  • Orari i punës: I plotë (40 orë në javë) 
  • Vendi i punës: Në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për  Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës 

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive: 

  1. Procesimi i aplikacioneve për dokumente, letërnjoftime, pasaporta dhe patë shoferë;
  2. Procesimi i aplikacioneve për regjistrimin e automjeteve; 
  3. Kryen edhe detyra tjera të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe  nga udhëheqësi; 
  4. Raporton tek udhëheqësi i Qendrës përkatëse. 

Kualifikimi profesional, aftësitë: 

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme; 
  2. Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet; 
  3. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point); 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësitë) e përgjithshme të nevojshme:  

  • Njohuritë bazike sipas fushë të arsimit përkatës;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë)  është e domosdoshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë  mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet. 

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët  kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale  për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse. 

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në  web faqen e MPB-së dhe në gazetën ditor “Bota Sot”, nga data 04.08.2022 deri me 11.08.2022

Paraqitja e kërkesave për aplikim: Formularët për aplikim mund të tërhiqen nga web faqja e MPB së në adresën https:/mpb.rks-gov.net, në recepcionin e MPB-së dhe të dorëzohen në Njësinë për  Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Luan Haradinaj” p.n. (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni  me z. Ahmet Gashi në nr.tel. 038/200 19 548.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk  pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten:

  • Kopja e letërnjoftimit,
  • kopjet e dokumentacionit për  kualifikim dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës,
  • certifikata e  lëshuar nga Gjykata Themelore që nuk gjendeni nën hetime, si dhe
  • dokumentacionet tjera të  nevojshme që kërkohen për vendin e punës. 

Datat e mbajtjes së intervistës për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë  konkurs, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shikime 17,190
Kategoria Administratë
Skadon 11/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management