Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPËRSHKRIMI
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Prokurimit, KEDS SH.A. më datë 03.08.2022 shpall vend të lirë pune:
Pozicioni i punës: ZYRTAR/E PËR IMPLEMENTIM TË KONTRATAVE (1)
Lokacioni: Prishtinë, Drejtoria Qendrore
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Analizon dhe implementon kontratat e Departamentit;
- Rishikon dhe përditëson kontratat ekzistuese;
- Analizon rreziqet e mundshme që lidhen me kushtet specifike të kontratave;
- Përgatit vazhdimisht raporte të implementimit të kontratave;
- Ndihmon në sqarimin e termeve dhe kushteve për Menaxherët dhe palët e interesuara;
- Bashkëpunon me Menaxherët në implementimin dhe zhvillimin e suksesshëm të kontratave deri në përfundimin e tyre;
- Punon me profesionalizëm me bashkëpunëtorët brenda si dhe jashtë kompanisë;
- Respekton të gjitha rregulloret e brendshme të kompanisë dhe çdo rregullore tjetër me të cilat punon kompania;
- Kryen edhe detyra tjera sipas nevojave të Departamentit.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Kualifikim Universitar, Fakulteti: Elektroteknik (drejtimi Energjetikë), Ekonomik (të gjitha drejtimet), Matematikë Financiare, apo Inxhinieri Ekonomike;
- Minimum 1 vit eksperiencë pune profesionale;
- Preferohet njohuri të procedurave të Prokurimit, njohuri Ekonomike dhe njohuri Teknike;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Njohuri mbi mesatare në përdorimin e Excel apo të databazës;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
- Aftësi për punë ekipore dhe e hapur të bashkëpunoj vazhdimisht.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 09.08.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
- KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.