Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Menaxher i materialit dhe inventarit
Divizioni: KEK
Data e publikimit: 03.08.2022
Aktive deri më: 16.08.2022
Shkarko Shpalljen | Shkarko formularin për aplikim | Apliko Online

Shpallje Publike 

Bazuar në nenin 8 te Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionin Financiar te KEK-ut, Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 24.06.2022 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme: 

Menaxher materialit dhe inventarit Qëllimi dhe fushëveprimi vendit të punës(kryerës 

Bartësi i vendit të punës bene Sigurimin , udhëheqjen dhe koordinimin në interpretimin dhe aplikimin e SNRF-ve (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për trajtimin e Inventarit dhe sigurimi i përputhshmërisë me principet e miratuara të përgjithshme të kontabilitetit, rregulloret dhe procedurat e brendshme dhe legjislacionin tatimor ne vend. Udhëheqjen e trajnimeve për të gjithë stafin e financave dhe kontabilitetit për çështjet e inventarit. Kandidati i suksesshëm duke i raportuar drejtpërdrejt Menaxherit te Kontabilitetit Qendror do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e Departamentit për material dhe inventar. Është përgjegjës për monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e inventarit te kompanisë te regjistruara ne librat kontabël

PËRGJEGJËSIT PRIMARE:

Përgjegjës për interpretimin dhe aplikimin e SNRF-ve qe ndërlidhen me Inventarin. Përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e regjistrimeve kontabël për Inventarin. Përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e aktiviteteve te materialit dhe inventarit (regjistrimi, hyrjet, transferet, daljet, dëmtimi, provizionimi, shlyerja, inventarizimi etj). Raportimi me kohe dhe i drejte i aktiviteteve qe ndërlidhen me taksat sipas kërkesës se legjislacionit ne fuqi si ne ATK, po ashtu edhe ne institucionet tjera. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e implementimit të politikave të kontabilitetit te inventarit të kompanisë. Sigurimi i përputhshmërisë financiare, menaxhuese, i taksave dhe kërkesave raportuese rregullative. Udhëheqja, zhvillimi dhe implementimi i sistemit qarkullues të dokumenteve të kompanisë. Krijimi i doracakeve të kontabilitetit, udhëzimeve dhe interpretimeve. Përcaktimi dhe mbikëqyrja e procedurave të kontabilitetit te invetarit në kompani. Mbikëqyrja e punimeve ditore te departamentit të kontabilitetit te Inventarit. Sigurimi që organizimi i sistemeve të automatizuara informative të kontabilitetit është në përputhje me Interpretimin dhe aplikimin e standardeve të kontabilitetit dhe regjistrat të jen të mirëmbajtura në përputhje me rregulloret e kompanisë. Rekomandimi i ndryshimeve dhe përmirësimet në sistemet informative të automatizuara financiare dhe menaxhuese të kompanisë. Krijimi dhe implementimi i qëllimeve afatshkurta dhe afatgjata të departamenteve, objektivave, rregulloreve dhe procedurave punuese. Krijimi dhe mirëmbajtja e përshtatshme e kontrollit të brendshëm mbrojtës. Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore ne përputhje me SNRF dhe politikat dhe procedurat e kompanisë.Përgatitja e raportit zyrtar vjetor sipas SNRF-ve dhe legjislacionit tatimor.Përcaktimi i objektivave të departamentit te kontabilitetit te Inventarit dhe raporti i arritjes se tyre. Integriteti profesional në përputhje me misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë. Detyra të tjera sipas caktimit.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Niveli universitar ne lëmin e Financa ose Kontabilitet (diplome universiteti)
  • Minimum 3 vite përvojë në kontabilitet ose financa në pozita udhëheqëse (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter ne programe te kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
  • Titullin teknik i kontabilitetit (certifikate nga shoqatat e licencuara ne vend apo ata ndërkombëtare).
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur & shkruar

Nga kandidati/ja kërkohet te ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profesionale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për pune ekipore dhe indivduale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatet me nivelin master në Financa ose Kontabilitet dhe ata me titullin kontabilist i certifikuar. Kandidatët qe plotësojnë kriteret do ftohen ne test me shkrim, me qellim te vlerësimit te kriterit te njohjes se gjuhës angleze, një pjese e testit me shkrim do jete ne gjuhen angleze. 

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara Për hollësitë mëtutjeshme për pozitat lartpërmendura shikoni në faqen internetit të KEK-ut www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund tshkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoniAplikacioni plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëseTe gjithë aplikuesitse bashku me aplikacioninobligohen te dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për kërkesat profesionale te kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë kërkuara.

VërejtjeGjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për çdo dokument te kërkuar duhet te sillet dëshmia kur ju aplikoni dëshminë mund ta sillni edhe përmes emalit bashkë me aplikacionAplikacionet dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet mangëtrefuzohenKontratpunës për të punësuarin për pozitën zgjedhur do të jetë vjeçare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provues (6muajAplikuesit suksesshëm do të sistemohen në pozitat lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!

Shikime 3,307
Kategoria Menaxhment
Skadon 16/08/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management