PËRSHKRIMI
Udhëheqës i kontabilitetit në Mihje
Divizioni: KEK
Data e publikimit: 03.08.2022
Aktive deri më: 16.08.2022
Shkarko Shpalljen | Shkarko formularin për aplikim | Apliko OnlineShpallje Publike
Bazuar në nenin 8 te Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionin Financiar te KEK-ut, Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 24.06.2022 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme:
Udhëheqës i kontabilitetit ne Mihje (1 kryerës )
Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:
Bartësi i vendit të punës bene përgatitjen e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore ne përputhje ne Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar dhe rregullat e brendshme te kompanisë. Përgatitja e raporteve dhe informatave tjera te nevojshme për raportim ne Administratën tatimore të Kosovës. Mbikëqyrja, kontrolli dhe aprovimi i regjistrimeve kontabël te transaksioneve financiare ne divizionin e Mihjeve. Përgatitja e pasqyrave financiare te ndara për divizionin e Mihjeve. Nxjerrja e të dhënave nga Sistemi i Kompjuterizuar i Kontabilitetit kur është e nevojshme ose kërkohet. Sigurohet se të gjitha kërkesat e kontabilitetit janë duke e trajtuar në kohën e duhur dhe janë të dokumentuara në mënyrë të përshtatshme. Përgatitja e raporteve financiare për raportim ne Komisionin e pavarur për miniera dhe minerale. Detyra të tjera të caktuara.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore ne përputhje ne Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar dhe rregullat e brendshme te kompanisë. Përgatitja e raporteve dhe informatave tjera te nevojshme për raportim ne Administratën tatimore të Kosovës Mbikëqyrja, kontrolli dhe aprovimi i regjistrimeve kontabël te transaksioneve financiare. Përgatitja e pasqyrave financiare te ndara për divizionin e Mihjeve. Nxerrja e të dhënave nga Sistemin e Kontabilitetit Kompjuterizuar kur është e nevojshme ose kërkohet. Sigurohet se të gjitha kërkesat e kontabilitetit janë duke e trajtuar në kohën e duhur dhe janë të dokumentuara në mënyrë të përshtatshme. Përgatitja e raporteve financiare për raportim ne Komisionin e pavarur për miniera dhe minerale. Detyra të tjera të caktuar.
Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Niveli universitar ne lëmin e Financa ose Kontabilitet (diplome universiteti)
- Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet në pozita udhëheqëse (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
- Njohja e punës me kompjuter ne programe te kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
- Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur & shkruar
Nga kandidati/ja kërkohet te ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profesionale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për pune ekipore dhe indivduale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatet me titullin kontabilist i certifikuar. Kandidatët qe plotësojnë kriteret do ftohen ne test me shkrim, me qellim te vlerësimit te kriterit te njohjes se gjuhës angleze, një pjese e testit me shkrim do jete ne gjuhen angleze..
Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Te gjithë aplikuesit, se bashku me aplikacionin, obligohen te dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për kërkesat profesionale te kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.
Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për çdo dokument te kërkuar duhet te sillet dëshmia kur ju aplikoni ( dëshminë mund ta sillni edhe përmes emalit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provues (6) muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar.
Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!