Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Koordinator për amortizim dhe shlyrje
Divizioni: KEK
Data e publikimit: 04.08.2022
Aktive deri më: 16.08.2022
Shkarko Shpalljen | Shkarko formularin për aplikim | Apliko Online

Shpallje Publike 

Bazuar në nenin 8 te Ligjit të Punës, Seksionin V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut Sh.a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionin Financiar te KEK-ut, Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 24.06.2022 publikon ofertën për pozitat e mëposhtme:

Koordinator për amortizim dhe shlyerje ( 1 kryerës ) 

Qëllimi dhe fushëveprimi vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës është përgjegjës ne implementimin SNRF -ve (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për trajtimin e aseteve afatgjata dhe njohjen e shpenzimeve te zhvlerësimit. Përgjegjës për implementimin e rregulloreve dhe procedurave te brendshme dhe legjislacionin tatimor ne vend per sa i përket trajtimit te aseteve afatgjata dhe zhvlerësimit te tyre. Është përgjegjës për llogaritjen, kontrollimin dhe raportimin e shpenzimeve te zhvlerësimit për asetet e Korporatës.

Detyrat primare përfshijnë:

Përgjegjës për llogaritjen e zhvlerësimit te aseteve afatgjata, përgjegjës për verifikimin dhe përshtatshmërinë e jetëgjatësisë se aseteve afatgjata, përgjegjës për implementimin e standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar qe ndërlidhen me pasurinë afatgjate. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët për çështjet që kanë të bëjnë me respektimin e Standardeve Ndërkombëtare te Raportimit Financiar. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth evidencave kontabël dhe evidencave analitike. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth mënyrës së kontimeve dhe kategorizimit të aseteve. Jep udhëzime rreth konventave për llogaritjen e amortizimit. Jep udhëzime dhe ndihmon punëtorët rreth regjistrimeve fizike dhe barazimeve me komisionet për regjistrime. Kujdeset për respektimin e procedurave të mjeteve themelore nga ana e punëtorëve. Raporton sipas formave të Raportimit për kompani dhe Administratë Tatimore. Kryen edhe punë tjera sipas nevojës dhe sipas urdhrit të menaxherit. I përgjigjet Menaxherit të Departamentit.

Kërkesat profesionaleKualifikimet dhe aftësitë kërkuara

  • Niveli universitar ne lëmin e Financa ose Kontabilitet (diplome universiteti)
  • Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter ne programe te kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës) 
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur & shkruar 

Nga kandidati/ja kërkohet te ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profesionale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për pune ekipore dhe indivduale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatet me titullin kontabilist i certifikuar. Kandidatët qe plotësojnë kriteret do ftohen ne test me shkrim, me qellim te vlerësimit te kriterit te njohjes se gjuhës angleze, një pjese e testit me shkrim do jete ne gjuhen angleze. 

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit  të KEK-ut www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Te gjithë aplikuesit, se bashku me aplikacionin, obligohen te dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për kërkesat profesionale te kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Vërejtje:  Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për çdo dokument te kërkuar duhet te sillet dëshmia kur ju aplikoni ( dëshminë mund ta sillni edhe përmes emalit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provues (6) muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar. 

Vërejtje: Aplikacionet e pranuara pas datës së mbylljes nuk do të merren parasysh!

 

Shikime 2,724
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 16/08/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management