Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:

SALES MANAGER

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:

Sales Manager është punonjës përgjegjës për të ndërtuar dhe menaxhuar procesin e shitjes midis  kompanisë edhe Klientëve të saj. Për realizimin e këtij objektivi përdor me kujdes njohuritë për produktet qe trajton kompania dhe është përgjegjës për menaxhimin e procesit të shitjes gjatë gjithë ciklit, prej mundësisë deri në përfundimin e kontratës. SM kryen detyrat e postit bazuar në procedurat, instruksionet dhe rregulloret e kompanisë.

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Diplomë universitare – inxhineri ne shkenca kompjuterike, apo relevante
  • Te pakten 3 vjet experience ne sektorin e teknologjise apo ne shitje
  • Njohuri e mirë e produkteve IT – e detyrueshme
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie solide dhe besuese midis klientëve kryesorë dhe kompanisë
  • Zgjidhja e çështjeve dhe ankesave kryesore të klientit
  • Parashikimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve kryesore të klienteve
  • Menaxhimi i komunikimit midis klientëve kryesorë dhe ekipeve të brendshme
  • Planifikimi strategjik për të përmirësuar rezultatet e klientit
  • Negocimi i kontratave me klientin
  • Krijimi dhe mbikëqyrja e buxheteve të brendshme me kompaninë dhe buxhetet e jashtme me klientin
  • Plotësimi i të gjitha nevojave dhe rezultateve të klientit sipas afateve kohore të propozuara
  • Analizimi i të dhënave të klientit për të siguruar menaxhimin e marrëdhënieve me klientët
  • Zgjerimi i marrëdhënieve dhe sjellja e klientëve të rinj

Te tjera:

  • I/e organizuar dhe  orientuar drejt targeteve
  • Motivues per ekipen dhe stafin; i/e aftë për të mentoruar dhe udhëhequr
  • Vetë-motivues
  • Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale
  • Kuptim i thellë i klientëve kryesorë të kompanisë dhe pozicionit të tyre
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim; duhet të jetë një dëgjues, një prezantues i mire etj
  • Aftësi të forta negociuese

Benefite:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: hr@infosoftsystems-ks.com, deri me date 15.08.2022

Shikime 1,211
Kategoria Menaxhment
Skadon 15/08/22 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management