Korporata Rugove
Operator në Paketim (M/F)
Shpërndaje
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

OPERATOR NË PAKETIM (M/F)

FABRIKA E DJATHIT “RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve;
  • Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve;
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës;
  • Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve;
  • Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt;
  • I ndjek udhëzimet e sigurisë së ushqimit dhe praktikat më të mira të paketimit të ushqimit dhe i zbaton ato me përpikëri;
  • Evidenton dhe regjistron veprimet e caktuara në formularët e HACCP dhe i dorëzon në baza ditore tek personi përgjegjës;
  • Kujdeset për ruajtjen e lëndës së parë;
  • Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e prodhimit.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku një (1) vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 21 prill 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

 

TAGS: Korporata RugovePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 4323
Kategoria Të tjera
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US