Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për një sallë dhe akomodim për të zhvilluar punëtorinë tre ditore për kontekstualizimin e PRIDE me një grup punues me përafërsisht 25 pjesëmarrës.

Punëtoria mendohet të organizohet me datat: 28, 29 dhe 30 Shtator 2022 (tri ditë, dy netë) në komunën e Prizrenit ose rrethinë

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

  • Me datë 28.09.2022 të përfshihet: Salla për punëtori, kafe dhe ujë gjatë pauzave, drekë me një pije joalkoolike, darkë me një pije joalkoolike dhe fjetja.
  • Me datë 29.09.2022 të përfshihet: Mëngjesi, Salla për punëtori, kafe dhe ujë gjatë pauzave, drekë me një pije joalkoolike, darkë me një pije joalkoolike dhe fjetja.
  • Me datë 30.09.2022 të përfshihet: Mëngjesi, Salla për punëtori, kafe dhe ujë gjatë pauzave dhe drekë me një pije joalkoolike.

      -  Akomodimi në dhoma teke

  • Hoteli të posedojë sallë me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për pjesëmarrësit
  • Salla duhet të jetë e përshtatshme, të ketë hapësirë për vendosjen e pajisjeve dhe kushte për punë: të jetë e klimatizuar, të ketë projector, lidhje stabile interneti, mundësi printimi, tabelë flipchart
  • Salla të ketë kushte për punë sa I përket ndriqimit, pastërtisë dhe qetësisë
  • Ofertuesi duhet të ofrojë: Akomodimin me mëngjes, Sallën për punëtori, drekën me një pije joalkoolike, 2 kafe gjatë pauzave dhe 2 shishe ujë për person gjatë punëtorisë, darkën me një pije joalkoolike.
  • Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime pa TVSH të ndara për njësi: -Akomodimi me mëngjes (dhome teke) për person për një natë,
    • çmimi për sallë për një ditë,
    • çmimi i drekës me një pije jooalkolike për person,
    • çmimi i darkës me një pije joalkoolike për person,
    • çmimi për 1 kafe
    • çmimi për një shishe të vogël ujë

A loving home for every child

Në pajtueshmëri me Udhëzimet nga institucionet shëndetësore për luftimin e COVID-19, salla duhet të ketë distancë të mjaftueshme në mes pjesëmarrësve;

Ofertuesi duhet t’i respektojë masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar, sallën, dhomat dhe hapësiren e ngrënjes;

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Çmimet për njësi duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

Shënim: Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore për mbyllje ose anullim të aktiviteteve, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nuk merr përgjegjësi për anulimin e aktiviteteve ose kompenzimin e çfarëdolloji.

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 17.08.2022 email adresën: procurement1@soskosova.org Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 60 ditë

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management