Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspert vendor / Trajner

Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ftesë për Aplikim – Ekspert vendor / Trajner

Ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare në QENDRAT E KUJDESIT DITOR – PEMA

Termat e Referencës

PEMA është organizatë jo-qeveritare në Kosovë, e cila bashkëpunon me autoritetet qendrore, institucionet lokale dhe organizatat tjera për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizioni i PEMA-s është që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbime të specializuara të cilësisë së lartë dhe të jenë  të integruar plotësisht në shoqëri.

PEMA, në partneritet me strehimoren Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF), është duke implementuar projektin “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse  psikosociale, të strehimit dhe të rehabilitimit”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ku krahas mbështetjes në ofrim të shërbimeve për fëmijë me aftësi të kufizuara, ky projekt mbështet edhe fuqizimin dhe ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrat e Kujdesit Ditor PEMA. Bazuar në këtë nevojë dhe mbështetje, PEMA shpall këtë ftesë për aplikim për Ekspert Vendor/Trajner.

Qëllimi dhe periudha kohore e angazhimit:

PEMA, kërkon të angazhojë 2 ekspert/trajner për të hartuar dhe ofruar një modul trajnimi 8 ditor për këshilluesit psikosocial, të cilët ofrojnë shërbime në Qendrat e Kujdesit Ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara, lidhur me këto tema: 1) Promovimi i shërbimeve me bazë në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara;

2) Ofrimi i shërbimeve psikosociale për fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes vizitave në familje; 3) Kujdesi dhe mbështetja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në familje - Vetëkujdesi për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara; dhe 4) Fuqizimi i grupeve vetëpërkrahëse të prindërve.

Ekspertët/Trajnerët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar në PEMA për 8 ditë trajnimi gjatë periudhës Shtator - Tetor 2022.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (preferohet niveli Master) në psikologji klinike, psikiatri, pedagogji/edukim inkluziv;
  • Së paku 5-7 vite përvojë pune me fëmijë me aftësi të kufizuara;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e trajnimit dhe zhvillimit, duke përfshirë hartimin dhe ofrimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare për fëmijët me aftësi të kufizuara;
  • Aftësi të mira të lehtësimit interaktiv dhe një qasje mësimore adaptive dhe dinamike për të siguruar që të mësuarit përshtatet sipas diskutimeve dhe pyetjeve që paraqiten.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentet vijuese për aplikim në: pema.recruitment@gmail.com më së largu deri më 28 Gusht 2022, në ora 16:00.

  • CV-në
  • 2 Referenca
  • Propozim i shkurtër (dy faqe) për përmbajtjen dhe metodologjinë e trajnimit.

Shikime 3,565
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 28/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management