Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
KONKURS PUNE
Për vende të lira pune
 
Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin para universitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzuesit Administrativ të MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall:
 
VENDI I PUNËS:
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Gjuhë shqipe ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë, zëvendësim) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Teknologji informative ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për mësim klasor ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Biologji (1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Fizikë dhe Astronomi (1 pozitë e hapur, 12 orë) në Prizren;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Psikologji – Filozofi (1 pozitë e hapur, 8 orë) në Prizren.
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendet e punës për pozitat e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:

• Niveli master arsimor - Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);

• Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);

1.3. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze për të ligjëruar.
 
2. Të posedojnë këto dokumente:
2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
 — Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
— Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
2.3.  Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.5. Ekstraktin e lindjes;
2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.7. CV.
 
3. Afati i aplikimit:
3.1. Koha e aplikimit është nga data 19.07.2022 deri më datë 07.08.2022.
Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi mund të bëhet online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në intervistë!
 
MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike 
 
Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.
 
Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email: 
 

Shikime 1,967
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 07/08/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management