Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për 2 pozitat e hapura në Pejë. Pozitat e hapura janë:

LIFERUES

VOZITËS KAT. C

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës edhe patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 22 gusht 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 2,538
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 22/08/22 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management