Banka Qendrore e Kosovës
Asistent/e Ekzekutiv/e
Shpërndaje
	 	 

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVO

CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Pozita:                   Asistent/e Ekzekutiv/e

Departamenti: Zyra e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare

Niveli i gradës: 7

I raporton:         Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon funksionimin e mirë të zyrës së Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, ofron mbështetje të plotë administrative, sekretarie dhe logjistike me shkallën më të lartë të konfidencialitetit;
  • Mbështet nevojat administrative; si organizimin efikas të kalendarit të punës (pranon, verifikon dhe orienton vizitorët dhe thirrjet telefonike, mban në mënyrë sa më precize agjendën e Zëvendësguvernatorit, përditëson atë dhe informon paraprakisht, cakton prioritetet për kërkesat për takime;
  • Kryen të gjitha funksionet administrative; organizon planin ditor të punës; mirëmban vijueshmërinë e shkresave në mënyrë efikase dhe konfidenciale;
  • Mbulon të gjitha detyrat administrative si printimet, fotokopjimet, skanimet etj;
  • Aranzhon udhëtimet, akomodimin si dhe koordinohet me institucionet nikoqire për vizitat zyrtare të Zëvendësguvernatorit;
  • Detyra tjera të ngjashme të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë universitare nga fusha e ekonomisë, financave, komunikimit ose të ngjashme.
  • Njohje e rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe, angleze dhe/ose serbe. Njohja e gjuhëve të tjera është e preferuar.
  • Njohja e mirë e MS Office; preferohet njohuria për të përdorur bazën e të dhënave dhe programet e menaxhimit të projekteve.

Përvoja e punës e kërkuar:

  • Së paku një vit përvojë pune në fushë të ngjashme.

Kërkesat e veçanta:

  • Aftësi që të punojë në ekip si dhe në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të vogël;
  • Aftësi për të punuar në një mjedis me diversitet programor;
  • Gatishmëri që krahas punës me një orar të ngjeshur të reflektojë fleksibilitet dhe proaktivitet të theksuar në realizimin me kompetencë dhe konfidencë të agjendës së Zëvendësguvernatorit.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trusti apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 22 prill 2019.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr: 22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org.
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

 

TAGS: Banka QendrorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 5283
Kategoria Banka
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US