Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Trajner

Qyteti: Peje,Prizren,Gjilan

Angazhimi: 40 orë në javë

Përshkrimi i jCoders

jCoders tash e 6 vite edukon të rinjt e moshave 7 – 18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxënës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditësimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme siç janë Tech Heroes, SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës) dhe Film Making Courses. Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxitë kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Cka presim nga anëtarët e ekipit tonë:

1. Të bashkëpunojnë me nxënës, prindër dhe me njëri tjetrin
2. Të motivojnë nxënësit të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji
3. Të ndërtojnë relacione me nxënësit dhe ndëmjet nxënësve për të arritur qëllime të përbashkëta
4. Të marr udhëheqësi në mbështetjen e nxënësve për realizimin e projekteve dhe iniciativave të tyre
5. Të jenë model pozitiv dhe shok/shoqe për nxënësit
6. Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjes së problemeve

Benefitet:

  • Përmbushje personale përmes kontributit në komunitet dhe në individ.
  • Zhvillimi profesional përmes trajnimeve dhe aktiviteteve në grup
  • Mbështetje e vazhdueshme personale, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar të keni sukses.
  • Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti.
  • Rrjetëzimi me komunitetin e IT-së

    Cka kërkohet nga aplikantët:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (obligative, disa klasa mbahen në gjuhën Angleze)
  • Të jetë i gatshëm për angazhim me orar të plotë (8 orë/ditë)
  • Njohuri bazike të një gjuhe programuese.
  • Aftesi të theksuara të komunikimit.
  • Entuziazëm për të punuar me mosha të reja

    Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin:

Kliko këtu për të plotësuar formularin

Afati i fundit per aplikim: 17.08.2022

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management