Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Shofer me kategori C, Shitës Ambulantiv

Oaza Company
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania “OAZA COMPANY” SH.P.K., me seli në Prishtinë, rruga “Magjistralja Prishtine Ferizaj”, Llapnaselle–është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitat : 

  • SHOFER ME KAT. C

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS - SHOFER

  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik  kur e drejton atë
  • Transportimi i mallit  në tërë territorin e Kosovës
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Përgatitja minimum shkolla e mesme
  • E domosdoshme përvojë në vozitje
  • Aftësi komunikuese me klientë
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Patente Shoferi - Kategoria "C"

SHITËS AMBULANTIV 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS

•Arritja e objektivave të përcaktuara,
•Vizita te rregullta të klientëve dhe pikave të tyre shitëse,
•Prezantimi i produkteve të kompanisë,
•Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve të përcaktuara dhe zhvillimin e marrëdhënieve  me klientë,
•Përgjegjës për zhvillimin e komunikimit brenda ekipit,
•Detyrat e përcaktuara nga mbikqyrësi.

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

•Përgatitja shkollore -  minimum shkolla e mesme
•E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes
•Aftësi komunikuese me klientë
•Efikas në punë ekipore
•Aftësi për punë nën presion
•Aftesi te mira negocimi dhe bashkepunimi,
•Patente Shoferi - Kategoria "B

 Aplikante/ët të cilët nuk permbushin kriteret e lartëcekura nuk do të konsiderohen!

Ju lutemi që në subjekt të emailit cekeni pozitën të cilën aplikoni
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni  CV-në në emailin: oazacompany.hr@gmail.com 

Shikime 1,533
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 31/08/22 (23 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management