Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Nimi TV” me seli në Pejë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

 Menaxher/e i,e Programacionit

Vendi i punës: Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Organizon dhe koordinon departamentin e Progamacionit, zhvillon dhe krijon emisione, kanale, është përgjegjës direkt për funksionimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha punëve në departamentin e Programacionit, për arritjen e rezultateve të shikushmërisë, mbarëvajtjen e skemave programore, mbarëvajtjen e kanaleve të Platformës TV dhe zhvillon strategji të platformës së Nimi TV;
  • Është përgjegjës për menaxhimin funksional dhe lidership për të gjitha aktivitetet në kuadër të departamentit të Programacionit.
  • Plasim i suksesshëm i kampanjave dhe implementimi i ideve të brendshme e deri në ekzekutim.
  • Ofron lidership të përgjithshëm dhe organizim për personelin e platformës, përfshirë udhëzimin, motivimin, plan programe, manuale të punës sa më profesionale dhe përgjegjëse ndaj detyrave të punës.
  • Në kuadër të detyrave të punës përpos tjerash është i obliguar që të parasheh objektivat dhe planet e platformës tv, gjithashtu të bashkëpunoj me departamente tjera që kanë lidhshmëri direkte me departamentin e platformës tv,
  • Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme për Komunikim Masiv/Gazetari);
  • Përvojë pune në Progamacion(së paku dy vite) ;
  • Njohuri të mjaftueshme në fushën e Telekomunikimit.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet t`i dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes universitare;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;

Aplikimi bëhet përmes butonit të mëposhtëm "Apliko" apo përmes email-it (postës elektronike), në: hr@nimitv.com

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.08.2022, Ora 16:00h.

Shikime 2,273
Kategoria Menaxhment
Skadon 15/08/22 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management