Komuna e Prizrenit
Zyrtar Ligjor
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti

Komuna e Prizrenit - Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Nr. 01-111-47992

Datë: 05.04.2019

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 3  i Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 3 i Rregullores Nr.02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

 

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor

1. Titulli i pozitës së punës: Zyrtar Ligjor 2 – LI/060

Numri i Ekzekutuesve: 1 (një)

Kategoria Funksionale: Niveli profesional 2

Grada e vendit të punës: 9

Koeficienti: 7

Lloji i pozitës: Karrierës

Qëllimi i vendit të punës:

Hartimi, zhvillimi dhe harmonizimi i legjislacionit dhe akteve tjera ligjore si dhe dhënia e këshillave për menaxhmentin dhe njësitë organizative të institucionit, me mbikëqyrje të kufizuar.

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon mbikëqyrësin në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin dhe aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e institucionit;
  • Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhën me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e institucionit;
  • Bënë p ajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kornizën Kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të institucionit;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bënë hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  • Bashkëpunon me njësitë tjera brenda institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së institucionit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Kushtet:

  • Diploma universitare, fakulteti juridik minimum 2 vite përvojë pune profesionale;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës (Formati A4);
  • Vërtetim mbi përvojën e punës ;
  • Dy - rekomandime;
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata të ndryshme.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 05.04.2019 deri më datën 19.04.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjen det në http://kk.rks-gov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë

-Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në list ën e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e -mail ) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e -mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo -shumicë dhe pjesëtar ët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Zyra e Personelit

 

TAGS: Komuna e PrizrenitPrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

 

Shikime 518
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC