Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FeKs Pharma shpk, është kompani farmaceutike dhe shpërndarës i produkteve farmaceutike që gjendet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. “FeKs Pharma” është një kompani në rritje të vazhdueshme-dinamike.

Ne kemi marrëveshje ekskluzive si distributorë me kompani ndërkombëtare të njohura për të importuar, promovuar dhe shitur prodhimet e tyre në tregun e Kosovës, por jo vetëm. Ne jemi njohës dhe ekspert i tregut mjekësor në Kosovë duke ofruar trajnime për shitje dhe marketing për stafin e kompanisë FeKs Pharma sh.p.k.

Për arsye të zgjerimit të aktivitetit biznesor dhe arritjes së qëllimeve, ‘FeKs pharma sh.p.k’ shpall konkurs për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:

-1* Përfaqësues mjekësor, ( në të gjitha qytetet e Kosovës)

-2* Agjent i shitjes, (në të gjitha qytetet e Kosovës)

-3* Administratë.

-4* Produkt Menaxher

Kushtet  për pozitën 1 :

  •  Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji,Ekonomi.
  •  Të kenë njohuri për produktet farmaceutike,
  •  Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
  •  Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  •  Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të jetë përparësi
  • Të ketë patent shofer.

Kushtet  për pozitën  2 :

  •  Diplomën e shkollës së mesme, drejtimi farmaci, mjekësi e përgjithshme ose diplomë bachelor ekonomi.
  •  Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes, dhe distribuimit
  •  Eksperienca në shitje dhe promovimin e shitjes është përparësi.
  • Diplomë bachelor Njohuri për praktikat e mira të storimit dhe praktikat e mira të distribuimit të produkteve farmaceutike si dhe eksperienca në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jenë një përparësi. 
  • Të ketë patent shofer

Kushtet  për pozitën  3 :

  • Diplomë bachelor në Ekonomi,Menaxhment,Financa,Juridik.
  • Njohuri të mira në Fushën e informatikës dhe teknologjisë,
  • Njohja e gjuhës Angleze ose gjuhëve të huaja ka përparsi,
  • Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  • Përvoja e punës në fushën e ngjashme do të ketë përparësi.

 Kushtet  për pozitën  4 :

  •  Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji.
  •  Të kenë njohuri për produktet farmaceutike,
  •  Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
  •  Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  •  Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të ketë përparësi
  • Përvojë pune së paku një vit në pozitë të ngjashme
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet etj)
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Gadishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil.
  • Të ketë patent shofer.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në email adresën:  info@fekspharma.com , www.fekspharma.com tel: 049 188 300.

Vetëm Cv-te e kompletuara do të analizohen. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Afati i fundit për aplikim është më datën: 12.08.2022, ora 16:00.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management