Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:

Recruiter

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Zhvillon dhe zbaton të gjitha fazat e procesit të rekrutimit për Kosovë dhe Gjermani;
  • Hulumton tregun e punës në Kosovë dhe Gjermani dhe identifikon profilet adekuate;
  • Bashkëpunon me menaxherët e departamenteve për të identifikuar dhe hartuar përshkrime të detajuara dhe të sakta të punës dhe kritereve e punësimit;
  • Identifikon dhe zbaton metoda dhe strategji efikase dhe efektive të rekrutimit bazuar në rolin e disponueshëm, standardet e industrisë dhe nevojat e organizatës;
  • Ndihmon me shpalljen e vendeve të punës dhe proceset e shpalljes;
  • Ekzaminon aplikacionet dhe përzgjedh kandidatët e kualifikuar;
  • Programon intervista, mbikëqyr përgatitjen e pyetjeve të intervistës dhe materialeve të tjera të punësimit dhe përzgjedhjes;
  • Pjesëmarrjen dhe kryerjen e intervistave me menaxherët, drejtorët dhe palët e tjera të interesuara;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga eprori;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë bachelor në Menaxhment ose fusha të ngjashme;
  • Të paktën dy vite eksperiencë në menaxhimin e të gjitha fazave të procesit të rekrutimit dhe punësimit ( preferueshme);
  • Njohja e gjuhës Gjermane ne nivelin C1;
  • Njohja me ligjet, rregulloret dhe praktikat më të mira të zbatueshme për punësimin dhe rekrutimin;
  • Gatishmëri për të udhëtimit jashtë vendit;
  • Gatishmëri për punë në teren;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale me taktika të mira negociuese;
  • Aftësia për të krijuar dhe zbatuar strategji burimore për rekrutim për një sërë rolesh;
  • Proaktiv dhe i pavarur me aftësi për të marrë iniciativë;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe përmbushjes së afatet;

Të interesuarit mund ta dergojnë CV-në e tyre në e-mail adresën: jobs@interadria-ks.com

Data e fundit e aplikimit : 25.08.2022

 

Shikime 4,131
Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 25/08/22 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management