Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Për herë të parë, Teleperformanca po fillon rekrutimin e agjentëve nga e gjithë Kosova për projektin më të ri të Lufthansa, i cili ofron mundësi të jashtzakonshme të punës dhe ngritjes në karrierë.

Pozita: Agjent i shërbimit të klientëve
Modeli i punës: Home Office, nga e gjithe Kosova
Projekti: Inbound - pranim i thirrjeve për Lufthansa
Gjuha e kërkuar: Gjermane Niveli C1 dhe Angleze niveli Mesatar
Orari: I plotë

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 84 vende të botës dhe me më shumë se 420,000 mijë punonjës.

Detyrat tuaja:

  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.

Profili i kërkuar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën Gjermane, në të folur ne nivelin C1
  • Ke njohuri mesatare të Gjuhes Angleze (B1/B2)
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Teleperformanca ofron:

  • Trajnim para fillimit të punës dhe të paguar nga dita e parë. Trajnimi mbahet komplet nga shtëpia
  • Vend të sigurtë të punës me kontratë të rregullt.
  • Pagë të lartë.
  • Mundësi të zhvillimit të karrieres.

Si të aplikoni?

Ju lutem vëni re se aplikimi për këtë projekt vlenë vetëm përmes linkut (butonit Apliko) i cili gjindet më poshtë:


Afati i fundit për aplikim është data e Enjte, 18 Gusht 2022.

Shikime 9,567
Kategoria Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
Skadon 18/08/22 (2 ditë)
Orari Full Time
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management