Autopjesë Partner
Menaxher rajonal (4 vende)
Shpërndaje
	 	 

Menaxher rajonal

Ju e bëni shitjen me pasion,

ju keni dëshirë për të motivuar dhe udhëhequr një ekip,

ju gjithmonë merrni iniciativën me entuziazëm

ju keni një komunikim të shkëlqyeshëm dhe aftësi të larta sociale

Atëherë, tek ne ju do gjeni sfidën dhe rehatin në karrierën tuaj.

AutoPjesë Partner është një kompani gjermano-shqiptarë me aktivitet në Kosovë dhe Shqipëri.

Që prej themelimit tonë në vitin 2006, ne kemi pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe tani jemi një ndër kompanitë kryesore në shitjen me shumicë të auto pjesëve, vajrave, aksesorëve, pajisjeve dhe shërbimeve.

Stafi ynë prej rreth 60 kolegëve, në 10 dyqane në Kosovë e Shqipëri, shërben tregun e auto serviseve dhe auto pjesëve.

Bazuar në edukimin dhe përvojën tonë në Gjermani, ne kemi ndërtuar një strukturë të kompanisë, e cila korrespondon me ato të kompanive moderne evropiane.

Detyrat si Menaxher i rajonit

  • Zhvillimi i shitjeve në rajon dhe rritja e mëtejshme e shitjeve të produkteve
  • Arritja e qëllimeve të shitjes
  • Udhëheqja e ekipit në rajon
  • Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të shitjes
  • Zhvillimi i strategjive të shitjes
  • Monitorimi i performancës së ekipit dhe motivimi për të arritur qëllimet
  • Mbikëqyrja e klientëve dhe hulumtimi i tregut
  • Vëzhgimi i konkurrentëve

Në qoftë se kemi tërheq interesin tuaj, ju lutem aplikoni deri me datën 18.04.2019 në email: menaxher@autopjesepartner.com

Aplikimi përbëhet nga: Letra motivuese, CV, Diplomat (me nota) dhe referencat e profesioneve.

Vërejtje: Parasysh merren vetëm aplikimet në gjuhën shqipe dhe të kompletuara.

 

TAGS: AutopjesePartnersPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko PuneMenaxhment

Shikime 870
Kategoria Menaxhment
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US