Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Udhëheqës i Divizionit të Komisioneve Mjekësore

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite

Ministry of Labour and Social Welfare


Mbështetur në nenin 13 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Udhëheqës i Divizionit të Komisioneve Mjekësore
Referenca: RN00004623
Departamenti i Pensioneve
Divizioni për Komisione Mjekësore
Koeficienti :H-725
Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë
Kategoria funksionele: Niveli Drejtues
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet : Drejtorit të Departamentit të Pensioneve
Vendi : Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Udhëheqësi i Divizionit për Komisione Mjekësore bënë menaxhimin dhe administrimin e punës së të gjitha komisioneve mjekësore me qëllim të shqyrtimit të të gjitha kërkesave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheqësi i Divizionit për Komisione Mjekësore në përputhje me dispozitat ligjore përcakton standardet kualitative dhe kuantitative për komisionet mjekësore, përcakton standardet kuantitative dhe kualitative për kategoritë e caktuara të lëmive të ndryshme specialistike, sipas kërkesave të aplikantëve, kuadrit shëndetësor, duke përfshirë edhe personelin ndihmës;
  • Siguron Zbatimin e Procedurave Administrative dhe mjekësore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Administron punën e komisioneve mjekësore;
  • Ndihmon në organizimin e takimeve për komisionet mjekësore;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kritereve dhe procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore;
  • Në pajtim me kriteret e përcaktuara, organizon procedurat për zgjedhjen e komisioneve profesionale mjekësore dhe cakton orarin për seancat e komisioneve mjekësore;
  • Kompleton dhe mirëmban evidencën mjekësore për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave në skemat pensionale dhe sociale;
  • Vendosjen dhe aplikimin e procedurave ligjore dhe mjekësore në përputhje me dispozitat e ligjeve të skemave pensionale dhe sociale, për shqyrtimin dhe rishqyrtimin e kërkesave për njohjen e të drejtave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale;
  • Rregullimin dhe përcaktimin e procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore sipas kërkesave të departamentit përkatës të MPMS-së;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë e Fakultetit të Mjekësisë drejtimi i internos, oftamologji, mjekësi e përgjithshme, mjekësi familare,kirurgji, psikiatri dhe drejtime tjera të ngjashme,së paku pesë(5) vite përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mbikqyrë dhe trajnojë stafin e caktuar duke përfshirë organizimin, caktimin e prioriteteve, dhe delegimin e detyrave;
  • Shkathtësi të shkelqyeshme organizative dhe kordinuese;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme administrative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit;
  • Njohje e gjuhës shqipe dhe serbe;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve(Word, Excel, Power Point, Access).

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 04.04.2019 deri më 18.04.2019.
Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së.
Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

 
 
Shikime 370
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC