Ministria e Zhvillimit Rajonal
Udhëheqës i Divizionit Ligjor
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e ZhvillimitRajonal / MinistarstvozaRegionalniRazvoj / Ministry of Regional Development

Prishtinë, 04 Prill 2019

Njoftim për rishpallje të konkursit

 

Ministria e Zhvillimit Rajonal me datën: 03.04.2019 ka shpallur konkurs për pozitën: Udhëheqës i Divizionit Ligjor.

Mirëpo për shkak të një gabimi teknik plotësohet dhe ndryshohet konkursi i shpallur në gazetën Bota Sot me datën: 03.04.2019-17.04.2019,  te titulli i shpalljes së konkursit “Konkurs për avancim të brendshëm”, ndërsa ky është  konkurs i hapur për kandidatë të jashtëm, afati i konkursit fillon të rrjedh prej momentit të korrigjimit: 04.04.2019-18.04.2019.

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil Ministria e Zhvillimit Rajonal shpall:

KONKURS

Emri i Institucionit:

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Njësia Organizative:

Divizioni Ligjor

 

Titulli i punës:

Udhëheqës i Divizionit Ligjor

Numri i referencës:

PBS/220

Niveli i pagës:

Koeficienti (9)

Raporton te:

Sekretari i Përgjithshëm

Lloji i kontratës:

Akt emrim

Kohëzgjatja e kontratës:

I/E karrierës

Orari i punës:

I plotë /40 orë në javë

Numri i zyrtarëve:

Një (1)

Vendi:

Prishtinë/Pejton Rr.Perandori Justinian nr.116

 

Qëllimi i vendit të punës :

Hartimi i akteve ligjore dhe harmonizimin i tyre  me parimet e legjislacionit evropian

Detyrat kryesore: 

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit  dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për  përmbushjen e këtyre objektivave ; 20%
  • Menaxhon me stafin e divizionit  dhe bënë  ndarjen e detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore; 15%
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së  efikasitetit në punë;15%
  • Siguron hartimin e legjislacionit të sponzoruar nga institucioni dhe koordinon aktivitetet legjislative të institucionit përkatës me institucionet tjera relevante si Qeverinë dhe Kuvendin;15%
  • Siguron që ligjet e propozuara dhe të hartuara nga institucioni përkatës të jenë në përputhje me standardet e BE-së, me asquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;10%
  • Ofron ndihmë në harmonizimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë ; 10%
  • Bashkërendon hulumtimin ligjor dhe hartimin e politikave legjislative, përfshirë edhe aktet nënligjore, kontratat, marrëveshjet dhe memorandumet; 10%
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij  dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me  standardet  e kërkuara; 5%.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara: 

  • Diploma universitare në lëmin e Drejtësisë; 5 vite përvojë pune profesionale.
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilëtkanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanëpërgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohenpër pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:

  • Përzgjedhja bëhet në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Procedurat e konkurrimit:

  • Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

  • Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal - Divizioni për Burime Njerëzore, Ndërtesa e MZHR-së në Lagjen Pejton Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh;aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.
  • Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit.04.04.2019 deri 18.04.2019

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore. 038 20064510, prej orës 8:00 – 16:00.

 

TAGS: Ministria e Zhvillimit RajonalPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 517
Kategoria Juridik
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US